E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezevuari permbyt Paskuqanin

Ne periferi te Tiranes ne komunen e Paskuqanit banoret jane perballur gjate pasdites dhe oreve te mbremjes se merkure me rrjedhje te vrullshme uji te cilat ngjanin me permbytje nga reshjet e shumta.

Mbremjen e se merkures u mesua se permbytja e oborreve te disa shtepive ne Paskuqan ka ardhur nga shkarkimi i rezervuarit te ujit qe ndodhet ne veri te fshatit.

Sipas deputetit te zones zotit Myqerem Tafaj i cili ishte mes banoreve te irrituar nga kjo situate ne rezervuar po kryeheshin punime per te forcuar infrastrukturen mbajtese te diges dhe per kete arsye ka qene e domodoshme shkarkimi i nje pjese te ujit te depozituar.

Por problemi ka ardhur si pasoje e demtimit te sistemit te kullimit te ujit dhe bllokimit te tubacioneve ne shume vende edhe si pasoje e ndertimeve nga vete banoret e permbytur. Per pasoje uji ka pushtuar mjediset e fshatit dhe ka permbytur disa oborre dhe shtepi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›