Mblidhen me Facebook te rinjte grisin e djegin flamurin serb ne Tirane
TIRANE- Ne mungese te nje reagimi zyrtar nga Shqiperia mbi djegien e flamurit kombetar mbremjen e djeshme nga tifozet ultarnacionaliste ne Itali dhjetra te rinj shqiptare jane mbledhur perpara Ambasades serbe ne Tirane duke protestuar.
Te rinjte kane djegur flamurin serb. Ata u futen me pas ne zonen e Bllokut ku vrapuan dhe hodhen parulla duke bllokuar per disa minuta qarkullimin ne kete zone shume te populluar ne oret e mbremjes.
Nje organizim qe ishte thirrur nepermjet rrjetit social Facebook mblodhi dhjetra te rinj te cilet ne pergjigje te tifozeve serb hodhen parrulla Kosova eshte Shqiperi dhe Shqiperi etnike
Ky manifestim i paralajmeruar u shoqerua nga forca te shumta policie per te shmangur cdo incident te mundshem. Serbia i kerkuar falje sot Italise per ate qe ndodhi mbreme ndersa gjesti qe fyen shqiptaret eshte kaluar nga te gjithe ne heshtje.
GALERI FOTO
Te rinj duke djegur flamurin serb sot ne mbremje ne Tirane