E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje grabiten 750 mije leke me arme ne kazino

LUSHNJE - Grabitje me arme ne qytetin e Lushnjes. Burime te policise bene te ditur se dy persona te maskuar dhe te armatosur grabiten nje kazino ne qender te qytetit. Ngjarja ndodhi dje rreth ores 0400 kur autoret kane behur ne ambientet e kazinose duke kercenuar punonjesit teksa i kane urdheruar ata qe tu jepnin parate qe gjendeshin ne kasaforte. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes por edhe deshmive te dhena per policine nga dy punonjesit njeri prej grabitesve nen presionin e armes i mbante ata te shtrire kurse tjetri grabiti shumen e parave. Me pas ata u larguan pa lene asnje gjurme. Sipas deshmive te punonjesve ata tentuan fillimisht ti kundershtojne por pas kercenimit te personave te maskuar me arme tek koka jane detyruar qe te dorezonin gjithcka kishin brenda ne kasaforte. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se grabitesit kishin arritur te pervetesonin 750 mije leke. Blute ndonese pohuan se jane duke hetuar ende nuk kane mundur te identifikojne autoret e ngjarjes. Shuma e grabitur ne kazino ishte 7.5 milione leke te vjetra. Grabitja me arme ndodhi nga persona te paidentifikuar ndersa jane ngritur postblloqe ne te gjitha pikat hyrese dhe dalese te qytetit te Lushnjes. Do te merren gjithashtu edhe kasetat e kameres se vezhgimit per te pare nese jane filmuar apo jo grabitesit beri te ditur policia. Blute kane shoqeruar deri me tani per ngjarjen 5 persona. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›