Lushnjë, i vunë gjobë 10 mln lekëbiznesmenit, në pranga 3 persona
LUSHNJE- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lushjnës pasi akuzohen për shtrëngim për dhënie pasurie. Elis Taullai, 26 vjeç, dhe Lorenc Bilani, 26 vjeç, i kanë vënë një gjobë prej 100 milionë lekë të vjetra një biznesmeni në Lushnje, me kusht shlyerjen me tre keste. Në të kundërt, e kërcënonin së të hakmerreshin ndaj tij dhe familjarëve të tij.
Ndërkaq, është arrestuar edhe shtetasi Kujtim Taullai, 56 vjeç, pasi gjatë kontrollit të baneses i janë gjetur dy armë automatike dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh model 56.
Pas operacionit të koduar “rrethrrotullimi”, policia e Lushnjës ka mundur të arresojnë të tre këta shtetas.
56-vjeçar, Kujtim Taullai akuzohet për veprën penale “prodhim e mbajtje pa leje të armëve”, ndërsa dy 26-vjeçarët, Elis Taullai dhe Lorenc Bilani akuzohen për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)