Nje endacak gjendet i vdekur
Mengjesin e sotem ne rrethin e Matit eshte gjetur i vdekur nje 37-vjecar. Ngjarja ka ndodhur ne nje fshat te thelle te ketij rrethi ku 37-vjecari Rexhep Mani i cili ishte endacak eshte gjetur i vdekur ne rrethana ende te paqarta. Sipas policise 37-vjecari bente jeten e endacakut qe prej 10 vitesh dhe ishte me probleme mendore. Nderkohe pritet perfundimi i ekspertizes per te zbardhur edhe shkaqet e verteta te vdekjes se 37-vjecarit.