E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje motori perplaset me makinen vdes 22 vjecari

LUSHNJE- Nje 22 vjecar humbi jeten pasi motori ne te cilen udhetonte u perplas me nje automjet mengjesin e sotem. Aksidenti ndodhi ne vendin e quajtur Pushimi i Shoferit.

Motori i drejtuar nga Sidi Kapo eshte perplasur me automjetin tip Fiat me targa AA845 CJ duke shkaktuar vdekjen e menjehershme te 22 vjecarit.

Nga te dhenat e para mesohet se shkak i aksidentit mund te kete qene shpejtesia tej normave me te cilen udhetonte i riu ndersa eshte shoqeruar ne komisariat dhe drejtuesi i Fiatit.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›