Incidenti me Rusmalin lirohetdhe Gjergj Ndreca goditi avokatin
TIRANE- Gjykata e Tiranes ka caktuar masen e detyrimit per paraqitje ndaj ish-te denuarit politik Gjergj Ndreca pasi ky i fundit u arrestua pak dite me pare per shkak se goditi dhe fyeu avokatin Agim Tirana. Ndreca ka dale dje para togave te zeza ku eshte shprehur se ai ishte provokuar nga avokati Tirane i cili gjate periudhes se komunizmit ka qene dhe hetuesi i tij. Nga ana tjeter vete prokurori i ka kerkuar trupit gjykues percaktimin e nje mase me te bute si ajo e detyrimit per paraqitje pasi sipas tij ne rastin konkret nuk jemi brenda akuzes Goditje per shkak te detyres por me se shumti ngjarja mund te kualifikohet nga hetimet si fyerje apo rrahje. Nisur nga kjo situate gjykata ka vendosur te urdheroje lirimin e ish-te denuarit politik Gjergj Ndreca duke i caktuar ketij te fundit te paraqiten nje here ne dy jave para oficerit te policise gjyqesore ne prokurorine e Tiranes. Para kesaj ngjarje Ndreca u arrestua edhe ne incidentin e Rusmalit kur ky i fundit u qellua me grushta nga ish-i denuari politik Lirak Bejko.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com