E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekshmeria foshnjoreShqiperia vendi me i keq

TIRANE- Vdekshmeria foshnjore ne vendin tone eshte me e larte ne rajon si dhe disa here me i larte se limiti i vendosur nga BE. Ne Shqiperi vdesin 16 foshnja per 1000 femije te lindur te gjalle. Nderkohe qe ne Greqi ky raport eshte vetem 3 vdekje per 1.000 lindje te gjalla. Nderkohe qe shifrat jane edhe me alarmante po te krahasosh zonat. Keshtu sipas raportit Kombetar te Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit ne qytet kemi 12 vdekje per 1.000 lindje ne fshat ky numer eshte 24 vdekje per 1.000 lindje ndersa ne zonat malore kemi nje trefishim te fenomenit plot 38 vdekje per 1.000 lindje te gjalla. Nderkohe qe raporti Kombetar i OZHM-se per vitin 2010 sjell te dhena edhe per vdekshmerine e foshnjave nga 0-5 vjec qe nuk jane te dhena optimiste. Keshtu ne qytet keto vdekje jane 13 femije per 1.000 ne fshat kjo shifer eshte 28 te vegjel qe humbasin jeten deri ne moshen 5 vjec ndersa ne zonat malore jane plot 42 foshnja te kesaj grupmoshe qe humbasin jeten per shkaqe te ndryshme per 1.000 femije te kesaj moshe. Nderkohe qe ekspertet qe jane marre me analizimin e shkaqeve vihet theksi se ne fshatra kujdesi shendetesor le per te deshiruar shume qendra shendetesore nuk kane kushtet baze te pajisjeve dhe higjienes dhe te tjera nuk kane madje as uje. Raporti shton se sistemi shendetesor duhet te jete falas por ne te vertete korrupsioni eshte i kudondodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›