E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, pranga shefes së zyrës postare, shpërdoroi detyrën

LUSHNJE- Policia e Lushnjes i ka vënë prangat sot shefes së zyrës postare në Këmishtaj të Lushnjes, nën akuzën e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas policisë, Hatixhe Daka , 44 vjeçe me metodën e falsifikimit ka arrritur të përvetësojë 8.17 milionë lekë të reja.

Ndalimi i zyrtares Daka u bë pas urdhër-arrestit nga ana e Prokurorisë. Ndërkaq , policia po heton për persona të tjerë që mund të kënë bashkëpunuar më zyrtaren Hatixhe Daka.

(m.s/BalkaWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›