E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria heq TVSH per cimenton dhe celikun

Qeveria vendosi heqjen e TVSH-së për çelikun dhe çimenton, duke synuar kështu në uljen e kostos së ndërtimit në vend. Por kryesisht kjo për ndërtimin e veprave të rëndësishme për vendin siç janë HEC-et. Një vendim i tillë u bë i ditur nga vetë Kryeministri, Sali Berisha. “Heqim TVSH për çimenton dhe celikun me qëllim që të mund të shfrytëzohen pasuritë e vendit. Ndër këto pasuri më kryesoret janë ujërat e vendit dhe siç dihet më shumë se 2/3 janë të pashfrytëzuar si burime energjetike. Pas krijimit të një gare të ethshme të ndërtimeve të hidrocentraleve, ky proces po ecën shumë mirë. Ne ulim koston e ndërtimit të HEC-vec në vend, e shndërojmë në vendin e ndërtimit me koston më të leverdishme të veprave historike. Vendi të kthehet një superfuqi të erergjisë së rinovueshme në rajon”, vuri në dukje Berisha. Njëkohësisht, sipas kreut të qeverisë, i gjithë ky proces sjell dhe krijimin e vendeve të reja të punës në të gjitha zonat e vendit. 
Një tjetër vendim është edhe ai për shpalljen e amnistisë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Kryeministri Berisha bëri me dije edhe kategoritë që përfitojnë nga amnistia.
Gjithashtu, qeveria ka autorizuar KESH-in të marrë 40 milionë euro kredi për importin e energjisë. Sipas Berishës, një pjesë e blerjes së energjisë të bëhet nga HEC-et e reja. “Blerja e energjisë është detyrim i CEZ, i cili nuk e ka përmbushur", deklaroi Berisha. Njëkohësisht, duke folur për gazsjellësin transadriatik, Berisha për të cilin vlerësoi se ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm balancën e pagesave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›