E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamez perfshihet nga flaket nje banese

Një 24-vjeçar ka mbetur i vdekur nga asfiksia kur banesa e tij është p-ërfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e “Kuksianëve” në zonën e Valiasit të Ri në Kamzëz. 

Zamir Arifaj, dyshohet të ketë qenë duke pirë cigare në shtrat kur e ka zënë gjumi. Flakët e shkaktuara nga cigarja kanë përfshirë mbulesat duke shkatuar tym. 

Asfiksia e shkaktuar nga gazrat e çliruara nga zjarri dyshohet ti kenë marrë jetën Arifajt. Në shtëpi ndodheshin 8 pjesëtarët e familjes Arifaj, ndërsa në katin e dytë ku ra zjarri vetëm Zamiri me të vëllanë. 

Familjarët e tjerë kanë mundur të nxjerrin të gjallë vëllanë, ndërsa për Zamirin nuk ka qenë e mundur të bëhej asgjë pasi kishte ndërruar jetë në momentin kur kanë mbërritur familjarët e tjerë. 

Tragjedia vjen në një ditë që duhej të ishte ditë gëzimi në familjen Arifaj, që këtë javë fejonte njërën nga vajzat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›