E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, tregtari nga Shijaku vritet në hyrje të tregut

LUSHNJE - Një tregtar është vrarë mëngjesin e sotëm në hyrje të tregut të shumicës së fruta - perimeve në dalje të qytetit të Lushnjes.

Vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 07:00 dhe mësohet se viktima është një tregtar nga Shijaku i identifikuar si Dashamir Q. 35 vjeç.

Ende është e paqartë çfarë ka ndodhur. 

Fillimisht u tha se ka pasur shkëmbim zjarri mes tregtarit dhe forcave të sigurisë që ruajnë tregun, por mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje pas një sherri me ndonjë tregtar tjetër.
   
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›