E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, roja e sigurisë vretme armë tregtarin nga Shijaku

LUSHNJE - Një tregtar është vrarë mëngjesin e sotëm në hyrje të tregut të shumicës së fruta - perimeve në dalje të qytetit të Lushnjes.

Vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 07:00 dhe mësohet se viktima është një tregtar nga Shijaku i identifikuar si Dashamir Q. 35 vjeç.

Ende është e paqartë çfarë ka ndodhur. 

Mendohet se vrasja ndodhi pas një sherri banal të nisur mes tregtarit dhe një roje sigurie që ruajnë tregun. Policia po punon për arrestimin e autorit ndërkohë që dyshohet se autori mund të jetë ndihmuar edhe nga një person tjetër.

Mbi 25 persona u shoqëruan në polici dhe po punohet për të zbardhur rrethanat dhe arrestimin e autorit. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›