Lushtaku: Krasniqi e Limaj s’kanë të drejtë
Ai në një intervistë për “Lajm” ka thënë se më së paku e kishte pritur se do të shpallej qytetar nderi, e më se paku në këtë njëqindvjetor.
“Hashim Thaçi nuk ka kandidat që do të mund ta sfidonte për kryetar të PDK-së. Në zgjedhjet e brendshme votën do t’ia japë atij. Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj nuk kanë të drejtë të bëjnë kritika, çfarë janë duke i bërë. Por pavarësisht kësaj, PDK-ja nuk do të ndahet kurrë” ka thënë Lushtaku.
Ai ka thënë se Krasniqi ka fyer deputetët e Kuvendit me pretendimet se ata kanë ardhur me vota të vjedhura, por ka fyer edhe qytetarët që kanë dalë që kanë votuar PDK-në.
Sipas tij, nëse ata deputetë kanë shkuar me vota të vjedhura, atëherë edhe vetë Krasniqi është me vota të vjedhura. Ai ka thënë se më nuk do të kandidojë për kryetar të komunës.
Ndërsa, duke folur për zgjedhjet e brendshme në PDK, Lushtaku ka thënë se kurrë nuk do të ndodhë ndarja, pavarësisht kritikave nga disa prej udhëheqësve të partisë. Ai thotë se nuk ka respekt si ka pasur më parë për Jakup Krasniqin, derisa thotë se nuk kanë të drejtë të bëjnë kritika të tilla, as Krasniqi e as Fatmir Limaj. E, në Kadri Veselin ka shpresa të mëdha se do të ndikojë për mirë në PDK, transmeton Indeksonline.