Lusio: Inter e Juve, duel për titullin
Ashtu si kishte bërë për sfidën me Napolin, Zhoze Murinjo vazhdon të mos paraqitet në konferencën për shtyp dhe lë një prej lojtarëve të Interit të flasë. Për ndeshjen me Sampdorian, përpara mikrofonave është shfaqur Lusio, mbrojtësi brazilian i afruar gjatë verës te zikaltërit. Kapiteni i "seleçaos" është i qartë, duke deklaruar se pas rezultateve të javëve të para të Serisë A, për titullin kampion do të duelojnë Interi dhe Juventusi.
E prisnit një fillim kaq të mirë të kampionatit nga Interi?
Rezultatet në javët e para kanë qenë të kënaqshme, por mund të kishin qenë edhe më të mira. Jam i lumtur që luaj me Interin. Duhet të ruajmë përqendrimin, sepse kalendari i ndeshjeve është shumë i ngjeshur dhe vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë rezultatet e dëshiruara.
Çfarë ndjetë pas golit që shënuat të mërkurën?
Isha shumë i lumtur, sepse e rëndësishme ishte fitorja me Napolin. Ndërsa në aspektin personal, goli më gëzon.
Bajerni është penduar që ju lejoi të largoheshit…
E vetmja gjë që mund të them është se nuk mendoj për të kaluarën. Jam i përqendruar vetëm tek Interi. Në Gjermani kalova një periudhë të bukur, por tani duhet të mendoj për ekipin ku luaj, për të fituar kampionatin dhe Champions-in.
Si ndiheni prej faktit që jeni i vetmi lojtar i cili ka luajtur në të gjitha ndeshjet?
Disa prej lojtarëve nuk janë aktivizuar për shkak të dëmtimeve, por jam i kënaqur që kam luajtur gjithmonë dhe se mund t‘i shërbej Interit. Kjo është një skuadër e madhe, ku të gjithë futbollistët janë yje.
Po rreth momentit negativ që po kalojnë Ronaldinjo dhe Pato çfarë mendoni?
Mendja ime punon vetëm për zikaltërit. Gjithsesi rreth kësaj çështjeje mund të them se ata janë dy lojtarë të shkëlqyer, e pavarësisht vështirësive që kanë, do ta marrin veten.
Mund të themi që rivalja kryesore në garën për titullin është Juventusi?
Juve ka një skuadër shumë cilësore. Padyshim që ata do të luftojnë deri në fund për titullin, por kemi ende shumë ndeshje për të zhvilluar deri në fund të kampionatit.
Sa e keni ndjerë rivalitetin ndërmjet dy skuadrave?
Rivaliteti ekziston, sepse Interi dhe Juventusi janë dy skuadra të mëdha, të cilat luftojnë për trofe dhe kanë objektiva të njëjta.
Pas golit, drejtuat duart nga qielli, një gjest i ngjashëm me atë që bën Kaka…
Në jetën time nuk mendoj vetëm për futbollin. Aty ka hapësirë edhe për fenë, e cila më ndihmon në momentet e vështira. Jam i martuar, kam tri fëmijë të vegjël dhe kam një profesion të shkëlqyer. Për këtë nuk mund të bëj asgjë tjetër, veçse të falënderoj Zotin, që më jep çdo ditë forcën e nevojshme për të bërë punën time.
FIFA i tërhoqi vëmendjen Brazilit për lutjen në fund të ndeshjes, pas fitores në Kupën e Konfederatave. Çfarë mendoni rreth kësaj?
Mendoj se në momentin kur përfundon ndeshja, të gjithë janë të lirë të shprehin atë që ndjejnë. Jemi lutur në vitin 2002, në 2005-ën dhe në 2009-ën. Nëse FIFA nuk do të na lejojë më, do ta respektojmë këtë vendim.