Lusio, helm ndaj Interit: Ka 30 tituj, i besoj Anjelit
TORINO - Për tre vjet ka qenë pjesë e Interit dhe një "barrikadë" e fortë për synimet e Juventusit. Por, tani që Lusio ka veshur fanelën bardhezi nuk ka dyshime: "Zonja e Vjetër" ka 30 tituj! Lucimar da Silva Ferreira, në art Lusio, ish-Inter, është dakord me presidentin Anjeli sa i përket numrit të trofeve të fituar nga kjo skuadër dhe numrit të yjeve që duhet të ngjiten në fanelë. Braziliani është prezantuar dje përpara mediave dhe në fakt, gjithçka ka qenë një shoë i vërtetë. Lusio ka lënë mënjanë diplomacinë, duke folur hapur mbi largimin nga Interi e deri tek çështja më e mprehtë në përballjen mes zikaltërve e bardhezinjve. "Nëse Juve ka 28 apo 30 tituj? Fjalën e duhur e tha presidenti Anjeli...", deklaroi 34 vjeçari Lusio. Braziliani ka thënë atë që çdo juventin do të donte të dëgjonte. Përpos viteve të kaluara tek Interi, pritja e tifozëve juventinë ishte mjaft e ngrohtë për Lusion. Madje, edhe grupimet ultrase, që përherë i kundërshtojnë blerjet nga Interi siç ndodhi me Stankoviç, këtë herë nuk e ka pati aspak problem.
Largimi
Tek Interi, Lusio nuk ishte më një element i pëlqyeshëm edhe pse ishte pjesë e skuadrës që fitoi tripletën në vitin 2010. "Mua më pëlqen të them të vërtetën, - shpjegoi Lusio. - Në fund të kampionatit, kur Juventusi më bëri një ofertë, u ndjeva i rëndësishëm. Ishte skuadra e vetme që erdhi të më fliste në mënyrë konkrete, me bindje. Veç kësaj, këtu ka një projekt të madh për një skuadër të madhe, gjë që për një njeri si mua është e rëndësishme. Juve është maksimumi. Sezonin e shkuar, kur vendosa të largohem, Interi nuk bëri asnjë rezistencë, por mendoj se ata bënë gabim që më lanë të ikja. Unë kam dhënë gjithnjë maksimumin. Por, tani jam këtu dhe jam i kënaqur. Madje, nëse i shënoj gol Interit do të festoj, nuk e kam problem, sepse skuadra ime është Juvja", shtoi futbollisti brazilian.
Klanet
Interi këtë sezon zgjodhi të largonte të gjithë brazilianët, duke mbajtur argjentinasit. Mund të thuhet se në Apiano Xhentile fitoi klasini i argjentinasve, gjë që Lusio nuk e mohon. "Argjentinasit e brazilianët janë gjithnjë në konkurrencë mes tyre, në çdo moment të jetës dhe besoj se kjo është diçka politike. Unë si të gjithë brazilianët e Interit, kemi patur raport të shkëlqyer me argjentinasit. Ka qenë një zgjedhje e klubit që të zgjedhë një stil të caktuar lojë dhe kombësie. Në këtë rast po, mund të thuhet se fitoi Argjentina, por në fushë ka fituar gjithnjë Brazili", u shpreh Lusio. Në fund, një koment për shanset e Juves që të bëjë një tripletë si Interi: "Për të fituar duhet mentalitet dhe motivim dhe Juvja i ka të dyja. Të fitosh Champions nuk është e lehtë, por ne do të përpiqemi", tha ai. "Murinjo? Nuk më ka marrë për të më bërë komplimenta, - thotë braziliani. - Sulmuesit më të fortë me të cilët jam përballur? Mesi dhe Drogba", përfundon Lucimar Da Silva Ferreira.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)