E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Villa po kthehet

Spanjë- Sulmuesi i Barcelonës, David Villa mezi pret të bëjë rikthimin e tij në stërvitje të plota pas qëndrimit gjashtë mujor jashtë fushës për shkak të frakturës në këmbë që pësoi gjatë Kampionatit botëror të klubeve në dhjetor të vitit të kaluar.

Spanjolli beson se është shumë pranë rikthimit për të ndihmuar Barcelonën të rimarr titullin e kampionit në La Liga nga rivali Real Madrid. “Kjo është vera gjatë së cilës kam ndjerë dëshirën më të madhe për përfundimin e pushimeve dhe fillimin e përgatitjeve. Është po ashtu vera gjatë së cilës jam kënaqur më së paku”, deklaroi Villa për të përditshmen sportive katalane El Mundo Deportivo.

“Kam kryer analizat me stafin mjekësor të Barcelonës dhe mezi pres rikthimin në stërvitje të plota me bashkëlojtarët e mi, shtoi Villa, gjithashtu ai foli dhe për ekipin kampion të Evropës.

“Ne duhet të jemi krenar për këtë skuadër. Ju mund të luani mirë ose keq por kjo skuadër gjithmonë tregon fytyrën e saj të vërtetë. Ata janë të vetmit që kanë fituar tre tituj të njëpasnjëshëm në gara ndërkombëtare”, përfundoi Villa.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›