Kapelo, trajner i Rusisë: Jam krenar për këtë zgjedhje
RUSI - Fabio Kapelo është zyrtarisht trajner i Rusisë. 66-vjeçari italian është tekniku i përzgjedhur nga Federata Ruse për drejtimin e ekipit kombëtar deri në finalet e Botërorit 2014 në Brazil, ndonëse kontrata e tij mund të zgjatet deri në 2018-tën.
"Kemi vendosur të emërojmë Fabio Kapelon si trajner të ri të kombëtares sonë të futbollit, - tha për agjencinë Itar-Tass Nikita Simonian, presidenti i përkohshëm i Federatës Ruse. - E presim Kapelon në Moskë në ditët e ardhshme për detajet e fundit të firmës në kontratë", shtoi ai.
"Nëse gjithçka do të mbyllet në mënyrën më të mirë, siç ka lajmëruar Federata Ruse, do të jem i lumtur dhe krenar, - deklaroi Kapelo. - Do të jetë një aventurë e shkëlqyer, pasi Rusia është një komb i madh", shtoi ai.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)