Lustracioni Wikileaks Berisha planifikoi sulm me gure mbi Presidence
Titulli Presidenti Topi eshte vetem ne krye
Date 9 janar 2009
Derguar nga Ambasada Amerikane ne Tirane
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur Zv. ambasadori Stiven Kristina
Material konfidencial deklasifikohet me 01/08/2018
Fillim i kabllogramit te zbardhur nga Wikileaks ndash ..Presidenca shqiptare ndryshon dukshem nga pjesa me e madhe e republikave parlamentare. I zgjedhur nga parlamenti edhe pse presidenti ka shume me pak kompetenca se kryeministri ka pushtetin per te emeruar Prokurorin e Pergjithshem si dhe gjyqtaret ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese. Presidenti mund te vendose veton per ligje por parlamentit i duhet nje votim me shumice te thjeshte per te kundershtuar veton.
Topi i tha Ambasades se debati per ligjin e lustracionit e ka ekspozuar shume keq politikisht. Topi tha se PD do ta sulmoje egersisht ne rast se vendos veton kunder ligjit te lustracionit duke pretenduar se ai ka marre informacione se aktiviste te PD-se do te nxirren ne demonstrate kunder tij dhe do te godasin presidencen me gure. Topi pretendon se edhe pse ka shume aleate brenda PD-se ne parlament asnje nuk do te votoje pro vetos se tij ne rast se vendos te bllokoje ligjin. Ai tha se ne te vertete deputetet e PD-se do te ndjekin kryeministrin Berisha dhe do te kundershtojne Topin sepse kane frike se ndryshe Berisha do ti lere jashte listave zgjedhore per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Topi shprehu friken se qendrimi i tij kunder ligjit te lustracionit do ti kushtoje atij mbeshtetjen e shtreses kryesore politike- njerezve te perndjekur nga regjimi komunist. Topi tha ne menyre te perseritur se ne rast se vendos veton kunder ligjit PD do te nise nje sulm ballor kunder tij qe do te perfshije edhe nje fushate diskredituese per etiketimin e tij si mbrojtes i ish-komunisteve.
Topi tha se ai nuk ka besim tek mbeshtetja e kreut te opozites Edi Rama te cilin Topi e pershkroi si te ndrojtur dhe nje njeri qe ka bashkepunuar me Berishen per te ulur kompetencat e presidenceshellip Topi u ankua per ndrojtjen qe ka shfaqur opozita duke e pershkruar PS-ne si pothuajse te padukshme ne rolin e nje partie opozitare. Topi tha se mungesa e vullnetit dhe deshires nga ana e PS-se e ka detyruar qe te shfaqet vete ne rolin e opozites. Kjo gje ka sjelle perplasje te shpeshta te tij me kryeministrin Berisha dhe ka zvogeluar dukshem pozitat e tij ne PD.
Topi tha se ai e sheh detyren e Presidentit ne mbrojtje te institucioneve te pavarura si Prokurori i Pergjithshem. Topi tha se kjo gje e ka vendosur disa here ne konflikt me kryeministrin por disa principe vijne perpara te tjeravehellip
Teksa Berisha eshte nje anetar i elites komuniste Topi nuk ishte as anetar partie dhe familja e tij e afert dhe rrethi i gjere ishin persekutuar nga komunistet. Ai e gjen veten tani ne pozicionin absurd ku nese ai vendos veton ndaj ligjit do te cilesohet nga Berisha si mbrojtes i komunisteve.
Izolimi politik i Topit kundershtohet edhe nga ambicia e tij politike. Topi e sheh veten si nje pasues te mundshem te Sali Berishes si kryetari i ardhshem i PD-se dhe kjo shpjegon ngurrimin e tij qe te perfshihet ne nje perleshje publike me PD-ne per ligjin e lustracionit. Topi ka mbetur ne mes te ambicies se tij politike dhe detyres qe te mbroje Kushtetuten dhe demokracine ne Shqiperi. Menyra se si do te menaxhoje situaten e ligjit te lustracionit do te jete veprimi i tij me i veshtire.
marre nga shekulli 5.9. 2011