E Diel, 1 Nëntor 2026

Lutaj: Po shkelen te drejtat e njeriut ne komisiariate

Anetari i Komisionit te Sigurise, deputeti socialist, Pirro Lutaj deklaroi se po shkelen te drejtat e njeriut neper komisariate.

"Gjendja me problematike eshte ne policine e Vlores, Peqinit e Shkodres. Alarmi per shkeljen e te drejtave te te ndaluarve bie mbi qeverine", u shpreh Lutaj.

Sipas tij, policia duhet te garantoje te drejtat e shtetasve dhe jo t'i dhunoje ata.

Deputeti socialist, Lutaj theksoi se Ministria e Brendshme duhet te garantoje se do te dalin para ligjin pergjegjesit per ushtrimin e dhunes.

"Eshte e paprecend taktika sulmuese ndaj Avokatit te Popullit. Policia po perdoret politikisht po jepen grada per efekte elektorale", u shpreh Lutaj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›