E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS:Abuzuesit e fondeve të paguajnë faturën e dëmit

Në prang të dërgimit në gjykatë të dosjes “Durrës- Kukës”, ku i pandehur është dhe ministri i Jashtëm Lulzim Basha, PS i bën thirrje gjykatës që përvec ndëshkimit penal, abuzuesit e fondeve publike të detyrohen të paguajnë dhe faturën e dëmit. 

TIRANE- Partia Socialiste akuzoi sot kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij se po kryen abuzime galoponte me paratë e shqiptarëve. Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Asamblenë Kombëtare, Ylli Manjani në një konferencë për shtyp tha sot se “korrupsioni është një fenomen shumë i përhapur dhe se Institucionet e auditit dhe të hetimit, megjithë presionin e jashtëzakonshëm të Sali Berishës konfirmojnë pikërisht faktin se qeveria vjedh dhe abuzon dukshëm me fondet publike”.

Manjani iu referua rasteve të publikuara nga KLSH ku nga viti 2005 deri në korrik 2008 është konstatuar mbi 2.7 miliard lekë (2 716 631 000 leke) dëmi që i është shkaktuar shtetit. Gjithashtu dhe “super dëmin ekonomik të shkaktuar nga korrupsioni dhe abuzimet në rrugën Durrës-Kukës, ku paraprakisht është llogaritur një dëm prej mbi 200 milionë euro.”
Duke i kujtuar premtimin elektoral të qeverisjes me duar të pastra të kryeministrit Berisha, përfaqësuesi socialist u shpreh se shifrat që raporton KLSH vërtetojnë të kundërtën se ”vidhet dhe abuzohet kudo qeveris Sali Berisha dhe klani i tij politik”.

Partia socialiste i kërkoi prokurorisë dhe gjykatave të mbrojnë paratë e shqiptarëve nga abuzimi galopant i qeverisë dhe përvec ndëshkimit penal abuzuesit të detyrohen të paguajnë faturën e dëmit ekonomik “ sepse Shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh abuzuesve të Sali Berishës”- mbyll deklaratën e tij kr Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›