E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, konkurs ndërkombëtar për dy kullat

Hapet konkursi ndërkombëtar për ndërtimin e dy kullave në zonën pranë stacionit të trenit në Tiranë. Kryetari i Bashkisë, Edi Rama e cilësoi si mjaft të rëndësishëm këtë konkurs dhe tha se Tirana është stacion i zhvillimit të rëndësishëm urban. 

TIRANE- Bashkia e Tiranës hapi sot konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e dy kullave multifunksionale në zonën pranë stacionit të trenit. Dy godinat janë parashikuar nga studimi francez në qendër të qytetit.
“Tirana është bërë stacioni ku ndodhin ngjarje të rëndësishme për të ardhmen. Jam absolutisht i bindur që e nesërmja kur këto ide do të kthehen në objekte që do të bashkëjetojnë me kryeqytetasit do të jetë vërtet një aryse për të qenë krenar”- tha kryetari i bashkisë Edi Rama i cili ishte i pranishëm në hapjen e këtij konkursi ku marrin pjesë dy kompani të huaja dhe një shqiptare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›