E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lutaj: Tendenca për të sabotuar procesin, nga PD-ja

Partia Socialiste akuzoi komisionerët e Partisë Demokratike për bllokimin e procesit të numërimit të votave pranë qendrës së numërimit për njësinë Bashkiake numër 5 në Tiranë. Deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj tha për RTV "Ora News" se shkak për vendimin është bërë frika e demokratëve për humbjen e thëllë që pësojnë në këtë njësi Bashkiake.

Lutaj konfirmoi edhe një herë se deputetët e Partisë Socialiste dhe të gjithë mbështetësit janë të gatshëm për të mbrojtur votën. Ndërkaq, burime pranë komisionerëve demokratë thanë se kanë kërkuar pushim për tu qetësuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›