E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon gara për Tiranë, Rama kryeson kundrejt Bashës

Ndërkohë që numërimit të votave për Tiranën sa vjen dhe po i afrohet fundi shtohet edhe tensioni në dy kampet. Numërimi i kutive të votimit në njësitë e ndryshme në kryeqytet bën që gara mes dy kandidatëve për bashkinë më të madhe të vendit sa vjen e bëhet më e fortë.
 

Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetarët e “Ora News” në qëndrat e numërimit të votave kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama kryeson me 182 vota ndaj rivalit të tij Lulzim Basha.

Kështu kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 112291 vota kurse Lulzim Basha 112109 vota.

Gara e ngushtë vazhdon të jetë edhe në Durrës, por kandidati i PS-së Vangjush Dako po e ruan me sukses epërsinë ndaj Ferdinand Xhaferrajt të PD-së.

Kështu sipas KQZ-së kandidati i “aleancës për të ardhmen” Vangjush Dako ka marrë 26415 vota ndërsa kandidati i “aleancës për qytetarin Ferdinant Xhaferraj ka marrë 23914 vota.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›