Lutje z.Pettifer Mos e pezulloni guiden per Shqiperine

Tirane 15 shtator NOA /Gezim Llojdia - Kam nje arsye qe une dhe dhjetera intelektuale apo punonjes qe merren me trashegimine kulturore kerkojme qe z.Pettifer te mos e bllokoje guiden blu per Shqiperine.
Ajo ka te beje me faktin se kjo guide do te tregoje shume per vlerat arkeologjike te vendit tone te cilat jane shume here me te medha se ato cka dine te huajt deri tani dhe paraqesin nje interes te madh per vizitoret.
Dy vizitore irlandeze kur i njoha gjate nje vizite ne parkun e Orikumiti pyeta se nga e kishin informacionin per vendin tone me zgjaten nje liber turistik ne gjuhen angleze.
Kjo guide turistike perfshinte shume vende te Ballkanit dhe per me teper fliste edhe per udhetimet e motociklisteve qe fillon ne vendet e ish-Jugosllavise per te mberritur ne vendin tone piken kufitare ne Han te Hotit.
Por per Shqiperine kjo guide kishte nje informacion te vaket.
P.sh per Orikun sitin arkeologjik rreth 22 km ne jug te qytetit te pavaresise kishte vetem tre rreshta dhe ku thuhej se ky vend arkeologjik gjendej brenda nje baze ushtarake dhe nuk ishte i vizitueshem e sesi ne vitin 1997 ishte vjedhur e demtuar baza ushtarake dhe siti arkeologjik.
Ne kete guide jepej edhe Karaburuni por qe nuk mund te vizitohej.
Ndersa kam pare edhe nje guide tjeter e cila ishte shkruar dhe botuar ne vendet sllovake
kryesisht ne eki e cila kishte mjaft flete dhe goxha informacion por qe ne faqe te pare kishte nje foto provokuese nje gomar ne mes te pazarit.
Edhe informacioni qe ishte diku aty vertitej rreth faktit se cfare skandali do te verenin vizitoret e huaj gjate diteve te udhetimit turistik ne Shqiperi.
Me keta dy shembuj dua qe te sqaroj se guidat qe shpesh te huajt bejne per kete vend kane nje tendence per te nxjerre ne pah anet negative te tij.
Duke pare keto fenomene te cilat nuk perbejne faktorin kryesor mendoj se Pettiferi nuk duhet ta pezulloje punen per hartimin e kesaj guide per te cilen kane shume nevoje
turistet e huaj dhe me kryesore ai ka punuar per 20 vjet me deshire.
Ky liber nuk behet per qeverine dhe te bllokohet por te behet per trashegimine kulturore te ketij vendi i cili i ka rrenjet nga antikiteti i lashte.
Une do ti shprehja zotit Pettifer lutjen time Mos e braktis punen sepse shqiptaret do te jene mirenjohes.
g.ll/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kulture/89-kulture/30510-lutje-zpettifer-mos-e-pezulloni-guiden-per-shqiperine-titleLutje z.Pettifer Mos e pezulloni guiden per Shqiperine theme blue nickagjencianoa