Luzati, në kufi jtë e Kurveleshit
Deri në Tepelenë, shiu vazhdon të
lagë lulet që kanë nxituar të çelin
disi para kohe. Është një pranverë
e pazakontë kjo e sivjetmja. Jo vetëm e
vonuar, por diçka më shumë, e ngatërruar.
Herë dielli nis të ngrohë në mënyrë të
pazakontë dhe herë të tjera e ndjen veten
nën hijen e reve kanosëse, të mbështjellë
nga erërat që fryjnë nga luginat e lumenjve.
Kufi ri i dëborës ndër shpatet e maleve
vazhdon të jetë i ulët, shumë afër qyteteve
dhe fshatrave. Në njërën prej këtyre ditëve
kemi marrë udhën për në Luzat. Ky është
një fshat me 500 banorë, fare afër Tepelenës,
vetëm katër kilometra, në rrugën që
lidh qytetin e Ali Pashës me Gjirokastrën.
Nga rruga e re, që është shtruar kohët e
fundit, shtëpitë e fshatit, të vendosura
në një si hinkë të madhe, janë fare të dallueshme.
Mund të kemi kaluar këndej me
qindra herë, por asnjëherë nuk e kemi parë
nga afër. Kush e di pse kemi nxituar drejt
qendrave të tjera, Përmetit, Leskovikut,
Gjirokastrës, Dropullit, Labovës, Libohovës…
Sot e kemi vendosur të zbulojmë
se çfarë fatesh, jetësh, historish fshihen
në ato shtëpitë e gurta që "vigjëlojnë" mbi
rrugën e potershme.
Me miqtë duke thënë histori
Tabelat e reja që janë vendosur në
anë të rrugës Tepelenë-Gjirokastër janë
fare të shkoqura. E dallojmë menjëherë
atë tabelën familjare ku shkruhet "Luzat,
500 metra". Jemi dyfi sh të gëzuar. Tashmë
fundin e udhëtimit tonë e kemi vetëm pak
qindra metra pranë dhe, së dyti, sepse në
anë të rrugës dallojmë ngrehinën ku do
të qëndrojmë për të takuar miqtë luzatar.
Nga çatia e ulët e ndërtesës së thjeshtë del
një tym që na ngroh që në të parë. Ja ku
jemi në kafenenë e Tomorrit. Në fakt nuk
është një kafene e thjeshtë. Është një kafeservis,
që u ndih nevojtarëve, që kalojnë
këndej pareshtur. Tashmë të ngrohur nga
zjarri bubulak në një vatër, nisim prezantimet
e para. Në fakt nuk është një luzatar
tipik ai që takojmë i pari. Rahim Denaj,
veteriner, në fi llim ngre supet: "Unë ju fl as
për aq sa di, por familja jonë ka ardhur
që nga lart, nga Kuçi, në këto anë. Këtu
jemi vendosur më 1946. Po do t‘ju thërras
një shok tjetër, Hamza Karafi lin. Ai është
mësues historie dhe është marrë me këto
punë". Sa kohë që mësuesit i duhet të vijë
nga Tepelena rrimë e dëgjojmë me kërshëri
historinë e kuçiotëve që u vendosën
në Luzat. "Në fakt, ne me këtë krahinë
kemi qënë të lidhur që kohë më parë se
të vinim këtu - thotë xha Rahimi - gjatë
dimrit në këto anë mbanim bagëtitë.
Pastaj erdhi Lufta. Ju besoj e keni dëgjuar
se Kuçi pati dëm të madh nga ajo. Shumë
vetë u vranë, shumë shtëpi u dogjën, por
edhe tokë ahere kishim pak. Kështu që
babai, në 1946 u vendos këtu. Në fi llim në
një kasolle sa për të futur kokën. Do ti që
zjarri do na ndiqte nga pas! Vetëm një vit
pasi kemi ardhur këtu, na u dogj shtëpia
për herë të dytë. Vetëm një gunë e babait
dhe një krrabë e tija shpëtoi nga zjarri. Ia
nisëm nga e para me shumë mund. Në
1956, këtu u hap kooperativa. Dy vjet më
pas kam hyrë në kooperativë së bashku me
dhitë e mia dhe me qenin. Pastaj jeta ka
vijuar si të gjithë në këto anë. Deri sa andej
nga fi llimi i viteve ‘80 na kthyen në fermë".
Ndërsa mësuesi na çon fjalë se tashmë
është fare afër, xha Rahimi i hyn një rrëfi mi
të shpejtë mbi kufi jtë e tokave të Luzatit:
Udha e Kumeve-Vjosa-Përroi-Rrethojet e
Meçet-Shpella e Kecave-Lëmi i Selimit-
Hunda e Stanit-Lisat e Puleshet-Furri i
Vilzave-Maja e Kryehuqit-Rrugëz-Qafa
e Apoqisë-Mali i Lekdushit-Buza e Sefer
Agait-Qafa e Murrizit-Zalli i Bardhë-Rrëza
e Shtëpëzit-Kolua-Përroi i Zi, Ura e Zezë-
Drino. E ka me merak që t‘i shënojmë të
tëra vendet ku janë sinorët e fshatit të tij.
"Për këto po - thotë i bindur - për këto ju
fl as me kompetencë. I kam shkelur vetë në
këmbë nga fi llimi në fund".
Ka mbërritur mësuesi. Ky është një
burrë përherë i gjallë, që i pëlqen të bëjë
shaka shpesh. Ka qenë për disa kohë edhe
kryetar i komunës ku bën pjesë edhe fshati
i tij i lindjes. Në fi llim biseda zhvillohet
rreth një pike të vetme: Jemi në Kurvelesh,
në Toskëri, apo në ndonjë krahinë më vete,
që ka emër dhe zakone të ndryshme nga dy
të parat? Diskutimi vazhdon gjatë që nga të
qënit Kurvelesh e deri në të qënit krahinë
më vete. Më në fund, sapo është vendosur
ca heshtja, lëmshi zgjidhet nga mësues
Hamzai. "Fshati ynë - thotë - bën pjesë në
një nënndarje krahinore që quhet Derven
(turqisht: karvan). Në këtë nënndarje
përfshihen terrioret që janë mes fshatrave
Vasjar, Beçisht, Dragot, Luzat. Këtu jemi në
kufi rin e Kurveleshit. Ne me këtë krahinë
kemi shumë gjëra të përbashkëta, por
kemi edhe disa ndryshime sidomos për
sa i përket temperamentit dhe mënyrës
së jetesës. Për shembull kur një gruaje
duan t‘i thonë se nuk është veshur ashtu
si duhet i thonë: Mos u vish si arbërore! Me
arbërorë ne quajmë popullsinë e njerëzve
të Kurveleshit të thellë. Ose krushqitë i
bëjmë kryesisht me ato fshatrat e Dervenit
që ju përmenda. Tani bëhen xhanëm, po
dikur… Mbase nga që kemi qenë gjithnjë
pranë rrugës kryesore dhe kemi rrahur
edhe kurbetin që herët". Tani jemi të qartë.
Pra, jemi në Derven, në skajin më lindor në
kufi me Kurveleshin. Tani mund të nisim
nga historitë e tjera.
"Këto që do ju them, i kam të lexuara
në një libër që ka nxjerrë kohët e fundit një
miku im nga fshati ynë. Në dokumentet
osmane, në regjistrat kadastralë, Luzati
thuhet se ka qenë timar i një farë Jol Boga,
por fshatarët kanë bërë kryengritje dhe
timarliu ka mbetur i vrarë. Si ndodhi kjo,
në 1431 osmanët dërguan taksidarët e
tyre për të mbledhur taksat e para. Fshati
i priti me luftë katër herë dhe, më në fund,
i vrau të dërguarit e sulltanit. Vetëm pas
disa kohësh, osmanët morën peng krerët
e familjeve dhe i internuan në Karaferje
në Greqinë e sotme. Të shtrënguar, atje
pranuan të paguanin një farë detyrimi.
Shumë studiues të sotëm thonë se këto
ngjarje përbëjnë edhe hapin e parë të
rezistencës së armatosur të shqiptarëve
kundër sulltanëve. Pastaj në kohën e Ali
Pashë Tepelenës ka ekzistuar në fshat
një Myrto Çali, nga fi si i Skëndajve. Ky,
me sa duket, kishte marrë, si shpërblim
për nderet që i kishte bërë Ali Pashës, të
drejtën e mbledhjes së taksës së karvanëve
që kalonin nga brendësia e Kurveleshit për
të dalë në Gjirokastër. Rrënojat e kullës së
tij kanë qenë deri vonë lart në kodër, që
jo më kot quhej Pirgjëz". Tomori, që ka
ndenjur pa folur sa kohë që kanë folur më
të moshuarit, kujtohet sakaq: "Po ato kanë
qenë deri në kohën tonë. Sa herë kemi
luajtur të vegjël atje lart!".
Xha Rahimi kujtohet për një ngjarje
të ndodhur në 1972: "Këtu poshtë fshatit,
ku jemi tani, duke punuar me studentët
gjetëm një qyp shumë të madh prej balte.
Ishte plumb i rëndë dhe kishte një fund me
majë. E dërguam në muzeun e Tepelenës.
Më thanë se këto janë qypa shumë të vjetër
që nga koha e antikitetit. Çka do të thotë
se ky vend është banuar që herët. Në fakt,
pleqtë na thonin se fshati ka qenë dikur
në fushë, në anë të lumit dhe pastaj ka ardhur
duke u ngritur lart në mal". Në Luzat
ka shumë legjenda për këtë ikje të fshatit
lart. Njëra prej tyre thotë se vendi u mbush
dikur me aq shumë gjarpërinj të rrezikshëm,
sa që u bë e pamundur të jetohej në
shtëpitë e vjetra në fushë. Por më shumë
të ngjarë ka që me "gjarpërinj" fshatarët e
këtyre anëve kanë pasur parasysh luftën,
një e keqe që nuk u është ndarë deri vonë
këtyre shkrepave. Në 1833, shqiptarët e
udhëhequr nga Zenel Gjoleka dhe Tafi l
Buzi, mposhtën këtu trupat e Emin Pashës,
valiut të athershëm të Janinës. Në 1913,
21 vetë nga Luzati luftuan për mbrojtjen e
Janinës. Gjashtë prej tyre mbetën të vrarë.
Shtatë vjet më vonë, më 1920, më shumë
se 30 vetë morën pjesë në çlirimin e Tepelenës
nga Italia e Parë. Në 1940, krahina
u përzhit nga lufta italo-greke. Ndërsa në
verën e 1944, fshati u dogj edhe një herë
nga gjermanët.
Të gjithë miqtë tanë kujtohen për
copërat e qeramikës dhe të gurëve që traktorët
e kooperativës nxirrnin nga thellësia
sa herë që punonin tokën. Pastaj mësuesi
kujtohet edhe për një hollësi tjetër. Ai se ku
ka lexuar që prapashtesa -at, sipas Xhuvanit
dhe Çabejt, është shenjë e pastër e një
prezence ilire. Luzat = At (Baba) i Luzit. Ky
është shpjegimi i gjuhëtarëve të shquar,
i mbështetur pa dyshim fort nga miqtë
tanë të Luzatit.
Në heshtjen e shtëpive të gurta
Pas shiut, ajri është bërë edhe më i
kthjellët dhe zërat tanë duken si tinguj të
lëshuar nga kush e di se cili instrument
metalik. Lart, përballë nesh nga Perëndimi,
lartësohen kreshtat e Kurveleshit me kryet
e mbështjellë nga retë. Poshtë në krahun
tjetër, kemi Vjosën e turbulluar dhe tre
male të mbuluar nga dëbora, që "bëjnë
garë" se cili të jetë më shumë krenar:
Trebeshina, Shëndëllia dhe Goliku.
Hera-herës, gjatë shëtitjes në fshat
hasim shenja të kalldrëmit të vjetër. "Kalldërëmi",
sikurse i thonë vetë fshatarët
duhet të jetë i kohës së Ali Pashës, i asaj
kohe kur edhe shtëpitë e mbajtura të
Luzatit ngjanin si një Gjirokastër e vogël.
"Ah, dikur i tërë fshati lidhej me kalldërëm",
psherëtin mësues Hamzai. Fshati tani i ngjan
një grumbulli banesash që një këmbë
e ka në të shkuarën dhe një tjetër në të
sotmen. Ka shumë shtëpi të braktisura, të
tjera janë ende me muret e vjetra, por me
çatitë e reja prej llamarine të kuqe dhe me
dritaret prej duralumini. Për një copë herë
miqtë tanë na shoqërojnë duke na treguar
me radhë: Ja këtu pranë shtëpive të Sakos
ka qenë qendra e fshatit, te ajo taraca atje
në Veri kanë qenë zyrat e kooperativës, kjo
shtëpia e madhe këtu është e Sulo Ruçit.
Në një shteg dëgjojmë gurgullimin e njohur
të një kroi fshati. Miqtë tanë përkulen
para tij njësoj sikur të kenë takuar më të
vjetrin e fshatit. Është Përroi i Hasanke.
Krejt afër tij është shtëpia e lindjes e një
emri të njohur të mjekësisë, doktor Isuf
Kalos.
Pak nga pak, në fshat shtohen zërat
njerëzorë. Shkolla ka mbaruar dhe nxënësit
po shpejtojnë të futen në shtëpi sa më
parë. Retë e shiut janë gjithnjë e më tepër
kërcënuese. Bashkë me ta mbërrijnë edhe
më të rriturit që kanë mbaruar ndonjë
punë në Tepelenë.
Para se të kthehemi, na tregojnë andej
nga retë që kanë mbuluar malin,
matanë një përroi të ngushtë por shumë
të vrullshëm: Te ajo kodra e vogël ishin ato
karakollet e kohës së Ali Pashës, ajo është
Pirgjëza që ju thamë më parë.
Ca më të majtë të Pirgjëzës, matanë
përroit, mësuesi bën me dorë nga një
pllakë e gurtë që zbret thikë mbi kufi jtë
e fshatit. "Kjo është Kaçra, kështu i themi
ne asaj pllakës atje lart - na thotë - për
këtë në fshat prej kohësh ka ekzistuar një
bestytni. Pleqtë tanë i ruheshin shumë
çastit kur ndonjë gur shkëputej që lart
dhe lëshohej poshtë në përrua. Thuhej se
kush e shihte një ngjarje të tillë, atëherë
ai patjetër do të kishte mort në familjen
e tij, ose te të afërmit". Por mësuesi nuk u
beson shumë besëtytnive. "Eh - bën me
dorë në mënyrë shpërfi llëse - unë nuk u
besoj këtyre gjërave. Janë legjenda dhe aq".
Por kaq ka mjaftuar që ndokush edhe ta
kundërshtojë. "E ç‘të keqe ka? - thotë njëri
prej tyre - përse pleqtë tanë kot besonin në
fatkeqësitë e Kaçrës?!". Për të marrë vesh ca
më shumë pyesim për funeralin e fundit
që ka dalë nga fshati. Pas një heshtjeje pak
minutëshe, mësojmë se një Fejzo ka qenë i
ndjeri i fundit nga Luzati. Atëherë pyesim:
Po kur vdiq Fejzo, a e paralajmëroi Kaçra?
Miqtë tanë shohin njëri-tjetrin në sy. Deri
në xhade, pyetja mbetet pa përgjigje.
Malli i një 88-vjeçareje
Ali Pashë Tepelena "qan" i rrethuar nga
vetmia dhe nga era e ftohtë që vjen nga
Vjosa. Sytë e tij të bronztë janë shndërruar
në rrëke të vogla nga shiu që ka rimarrë ritmin
e tij të shtruar. I lemë pas brenda pak
minutash, monumentin e Aliut, kështjellën
e tij, urën e Beçishtit dhe ngjitemi lart
në kodër, diku andej ku është spitali i Tepelenës.
Këtu ka disa vjet që banon mësues
Hamzai së bashku me familjen e tij dhe me
të ëmën, Nënë Zikon, 88-vjeçare.
Bashkë me gjërat, që i do zakoni, na
vënë përpara edhe një libër, jo edhe aq të
trashë. "Sa të bëhet gati nëna - na thotë
mësuesi - le t‘i hedhim një sy këtij libri.
Është ai për të cilin ju fola që në fi llim.
Ky libër bën fjalë për Sulejman Luzatin,
mbase njeriu më i njohur që ka nxjerrë
fshati. Jeta e tij është ca e koklavitur. Në
fi llim shkollohet për juridik në Turqi, pastaj
emërohet nga sulltani kajmekam diku
në provincat afër Armenisë. Meqë nuk
ishte dakord me masakrat ndaj armenëve
dhe meqë ndihmoi shumë prej tyre që të
shpëtonin, e pushojnë nga puna. Pastaj ka
qenë nënprefekt në Starovë, në Pogradecin
e sotëm dhe menjëherë pas Pavarësisë
ka qenë nënprefekt i Tepelenës, ku bëri
shumë për mbrojtjen e trojeve tona jugore
që kërcënoheshin nga andartët grekë. Ishte
pasues i bindur i Nolit. Ka qenë figurë
shumë e njohur në politikë deri sa vdiq në
1928". Mësues Hamzai reciton disa vargje
që i mban mend përmendësh: Burrë o
Sulejman Luzati/ Kur bëje poshtë nga
fshati/ Beut se ç‘iu pre takati/ Me të gjithë
taraf që pati…
Nënë Zikua është bërë gati të na presë.
Ajo rri në shtratin e saj e mbledhur sa një
grusht. Duket se nga i gjithë trupi, i tretur
tashmë, i kanë mbetur vetëm sytë xixëllues,
duart, që i lëviz për të t‘i ndihur fjalëve dhe
një buzëqeshje melankolike, që e shfaq sa
herë që përmendet emri Luzat. Nënë Zikua i
mban mend mirë kohët e Luftës. "Në kohën
e luftës italo-greke, italianët patën bërë
shumë zullume. Na i rrëmbyen të gjitha
ç‘patëm. Neve na hypën nëpër kamiona
dhe në fi llim na kanë dërguar në Turan,
afër Memaliajt. Pasi ndenjëm këtu disa
kohë ku të mundim, na kanë çuar më pas
në Vlorë. Aty m‘u duk se qe mbledhur dynjaja
e tërë. Këtu më ngjan se kemi ndenjur
nja dy javë, pastaj deri në fund të luftimeve
kemi qëndruar në Llakatund te disa miq.
Por nuk qe e thënë që të ishim rehat more
djem. Me të ikur Italia, erdhi gjermani.
Këta ishin më të egër. Fshatin e dogjën
thuajse të tërë dhe pushkatuan 10 vetë.
Mbaj mend një mësues që qe fshehur në
një shtëpi pranë vendit ku po pushkatonin
burrat. Njëri prej tyre një Seid, nuk e mbajti
dot veten dhe fi lloi të bërtasë. Mësuesi nuk
duroi dot dhe doli nga vendi ku fshihej.
Gjermanët e patën internuar, po për fat
u kthye shëndoshë e mirë nga internimi".
Nëna ka nisur të lodhet nga pesha e madhe
e kujtimeve. "Po për fshatin të merr malli?",
i bëjmë një pyetje të fundit teksa ndahemi.
"Për kë? Për fshatin? Eh, more djem! Më
merr, për kë më merr mua!", përgjigjet plaka
dhe struket sërish nën peshën e batanijeve
me të cilat e kanë mbështjellë. Për kë ta kish
marrë malli kaq shumë plakën e mirë? Me
siguri malli për njerëzit që nuk janë më
duhet të jetë shumë herë më i madh se
një grumbull me godina të gurta, qoftë ky
edhe fshati yt.
Në dhomën ngjitur, muhabeti është
ndezur ca. Tani po rrëfehet historia e
një kryeplaku të vjetër nga Luzati. Ky na
paskësh rënë në hall se dikush u vidhte
pulat fshatarëve. Hajduti i pulave duhet të
ketë qenë fort i aftë, sepse askush nuk po
arrinte ta kapte. Atëherë burrat e fshatit i
drejtohen kryeplakut. Ky e kish për detyrë
që t‘u mbronte pronën. Si u mejtua do ditë,
kryeplaku u bëri zë të gjithë meshkujve të
mblidheshin në kuvend. Kishte një dyshim
të fortë për një djalë të ri, porse s‘kishte
asnjë provë për ta akuzuar. Atëherë sapo ra
qetësia i drejtohet të dyshuarit fare i bindur:
Mirë more ditëzi që vodhe pulat, po atë
puplën përse e mban ende mbi fl okë. Në
mënyrë instiktive, fajtori e çoi vetë dorën
mbi krye. Kështu u kap hajduti dhe pulat
e Luzatit bënë një jetë më të qetë derisa
përfunduan si gjithë të tjerat në tepsitë e
amvisave.
Bënë mirë miqtë që na rrëfyen një
rrëfenjë gazmore. Gjithë ato histori me
luftë që dëgjuam në anë të fshatit të gurtë
na e kishin bërë peizazhin edhe më gri
se sa e kishte bërë shiu që nuk donte të
pushonte.
Ushtarë për mbretin e Anglisë? Ja ku na keni!
oloneli William Martin Leak kaloi në
këto anë andej në janarin e 1805.
Detyra e tij ishte që të shënonte çdo gjë
që shikonte me qëllim që t‘i raportonte
më pas qeverisë së Mbretërisë gjendjen
e këtyre anëve dhe mundësinë që shqiptarët
e Jugut të lidheshin ushtarakisht
me Anglinë. Për Luzatin Leak nuk shënon
ndonjë gjë të madhe. Thotë vetëm se
në atë kohë ishte një fshat me dyqind
shtëpi dhe se pikërisht në këtë fshat ka
takuar një "Ajdin Aga" të Kalasës, i cili po
shkonte për në sarajet e Ali Pashës në
Tepelenë i shoqëruar nga një "shpurë e
gjatë djemsh në këmbë".
Në të njëjtën datë e kalon natën në
Shtëpëz, një fshat vetëm pak kilometra
më në Jug të Luzatit. Ja shënimet e tij
të hedhura në një shtëpi të Shtëpëzës
këtu e 204 vjet më parë: "… Në Shtëpëz
ndaluam për të kaluar natën. Më fi llim
njerëzit nuk ishin të gatshëm të na pris-
204 vjet më parë
nin, edhe kur bylykbashi që më shoqëroi i
kërcënoi ata. ‘Ne jemi të varfër - u përgjigjën
ata - dhe nuk kemi asgjë; ne vetëm mund
të humbasim jetët tona‘. Por disa e ndryshuan
tonin kur mësuan se, në kundërshtim
me rekomandimet e bylykbashit, unë kisha
dhënë udhëzime për të paguar çdo gjë
dhe kisha deklaruar se mbreti i Anglisë do
ushtarë. I gjithë fshati, deri në treqind vetë,
është gati të hyjë në shërbimin e tij. ‘Do të
ishte më e lehtë - vëren njëri prej tyre - të
mbash pesëdhjetë ushtarë shqiptarë, sesa
një ushtar anglez‘. Konaku im ishte një kasolle,
e cila nuk ka oxhak, si dhe shumica
e shtëpive në fshatrat shqiptare. Zjarri vendoset
në mes të dhomës dhe tymi, mbasi
qarkullon për një copë herë në kasolle, gjen
rrugën e vet përmes të çarave të një çatie
të mbuluar me pllaka guri gëlqeror, të çrregullta
dhe të papërpunuara, të quajtura
në anglisht ‘fl akes‘. Këto të fundit diku qenë
të mëdha dhe të trasha. Në pjesën më të
madhe mbahen vetëm me peshën e tyre,
por nganjëherë mbi to vendosen gurë të
mëdhenj.
Në trarët brenda shtëpisë në përgjithësi
janë varur kallëpët e misrit siç janë sjellë
nga fusha. Mbi Shtëpëzin, afër majës së
malit, shihet fshati i vogël i Picarit, pranë
të cilit ka edhe dy ose tre të tjerë, që nuk
duken aq të mjerë, saqë përshkruhen me
fjalë mëshire edhe nga vetë shtëpëziotët…".
Më shumë se dyqind vjet më pas, në
marsin e 2009, luzariotët nuk na thanë
ndonjë ndryshim thelbësor mes tyre dhe
fshatrave ngjitur. Sikur koloneli anglez
të kishte vendosur të ndalonte atë natë
të largët janari ca më pranë Tepelenës,
kishte shumë gjasë që e njëjta skenë të
kishte ndodhur në Luzat.
(Uilliam Martin Lik, Udhëtime në Shqipërinë e
vezirëve, përktheu Nestor Nepravishta, Migjeni,
Tiranë 2008).