E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeten në burg zyrtarët e Bashkisë së Durrësit

Mbeten në burg ish-zyrtarët e Bashkisë së
Durrësit, ndërsa ish-shefi i policisë bashkiake
denoncon arrestimin e tij si një veprim
banditesk. Ndonëse të bazuara në përgjime
telefonash që nuk merren si prova, prokurori i
çështjes, Arjan Ndoja, deklaroi se ekziston dyshim
i arsyeshëm se
Bulku ka konsumuar
veprën penale të
korrupsionit pasiv.
Ndërkohë, avokati
mbrojtës dhe vetë
Rexhep Bulku denoncoi
mënyrën e
arrestimit të tij nga
njerëz civilë me maska
dhe që e kanë
marrë me një automjet
me targa të huaja
dhe xhama të zinj,
si të ishte një vrasës
i rrezikshëm. Ai ka
kërkuar që hetimet
të bëhen shpejt, në mënyrë që të vihet në vend
dinjiteti i cenuar i tij. Organi i akuzës ka sqaruar
gjatë seancës se hetimi ndaj pesë të arrestuarve
ka nisur që më 23 janar, pas një pune paraprake
të nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
së Shtetit. Vënia nën përgjim e telefonit të Fetah
Matajt që luante rolin e sekserit, ka qenë i
pari veprim i ndërmarrë për t‘u pasuar më pas
me përgjimin e telefonave të Bulkut, Malokut,
Shabës dhe Dervishit; fi lmime, fotografi me dhe
vëzhgime të tyre që nga korriku i vitit të kaluar.
Gjyqtari Markeljan Koça ka vendosur lënien e
pesë të arrestuarve në burg, deri në përfundimin
e hetimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›