Monika Beluçi, çfarë buzësh!
Nëse do të lexonit për klasifikimin e femrave me buzët më të bukura në Hollivud, mendja me siguri ju shkon te Anzhelinë Zholi ose Skarlet Johanson. Të gjithë ata që kanë menduar kështu, janë gabuar rëndë, sepse femra me buzët më të bukura në Hollivud është zgjedhur Monika Beluçi. Këtë e ka konfirmuar një studim i çuditshëm i ekspertes amerikane, Kendra Shmidt. Përmes një softueri të specializuar, ka ekzaminuar buzët e yjeve të kinemasë, duke marrë në konsideratë parametra të tillë si përmasat, forma dhe ngjyra e buzëve. Secilit prej tyre i atribuohej një vlerë dhe pikët më të larta korrespondonin me ato që ishin më afër së përsosurës. Sipas rezultateve, aktorja italiane Monika Beluçi u rendit në krye të klasifikimit, duke merituar vendin e parë si "ylli me buzët më të bukura". Menjëherë pas saj, janë renditur buzët e Skarlet Johanson, Halle Berri dhe Bijonse Nolis dhe një shkallë më poshtë, buzët e Anzhelinë Zholisë.
Buzët
Të kuqe, të bukura dhe të përbëra nga mijëra inde nervore, quhen ndryshe "porta e hyrjes" për në gojën tonë. Ato janë një instrument i fuqishëm erotik, aq sa për t‘i bërë më sensuale janë shpikur edhe produkte kozmetike, të cilat përmbajnë substanca irrituese, si speci djegës që i bëjnë ato të enjten dhe të duken më të bukura. Ndërsa të tjera, më të vendosura, nuk ngurojnë t‘i nënshtrohen kirurgjisë plastike, duke injektuar kolagjen, acid ialuronik, ose substanca të tjera. "Modifikimi që u bëhet sot buzëve ka të bëjë me kopjimin e modelit të popullsisë së zezë. Buzët e tyre janë ‘idhull‘ për pjesën më të madhe të femrave të tjera, që në mënyra natyrale nuk arrijnë t‘i kenë në një gjendje të tillë", shpjegon Kendra Shmidt, që kreu këtë studim. "Të ndryshosh madhësinë e buzëve nuk është një e re e ditëve të sotme. Kemi ekzaminuar portretet e gjithë historisë së artit, duke matur përmasat e buzëve dhe duke e krahasuar me atë të bashkëkohësve të të njëjtit seks. Gjatësia dhe lartësia e buzëve gjithmonë janë theksuar për t‘u dukur më e rrumbullakët dhe me përmasa më të mëdha se normalja. Edhe studentët e Arteve të Bukura, të cilëve u kërkuam të bënin një autoportret në punët e tyre, thuajse të gjithë kishin bërë një gojë ndryshe nga ajo që kishin. Kur u pyetën, thuajse të gjithë u përgjigjën: ‘Për ta bërë fytyrën tonë më artistike‘. Por ajo që pikturohet gjithnjë, është goja e fëmijëve, ashtu siç konsiderohen tërheqëse karakteristikat e tjera infantile: sytë e mëdhenj, lëkurë e pastër dhe e butë. Kush e ekzagjeron, më pas pendohet", vazhdon ajo. "Në 20 për qind të rasteve, të gjithë ata që vendosin të rrisin gjoksin, apo buzët, bëjnë sërish një tjetër ndërhyrje për ta zvogëluar". Por pa arritur deri te kirurgjia plastike, Merlin Monroe kishte zgjedhur një tjetër strategji: stërvitej për orë të tëra para pasqyrës. Kishte gjetur kështu mënyrën që i çonte burrat në delir, me buzët gjysmë të mbyllura. Ajo sjellje u përpoq të imitohej nga qindra gra dhe vajza, pasi cilësohej si një qëndrim erotik që të çonte te puthja pa e kuptuar. Në 60 për qind të rasteve, në fakt është gruaja që duke iu afruar burrit me buzët gjysmë të mbyllura, e provokon për puthje. Demonstrim i dashurisë dhe erotizmit, ky gjest i ka shoqëruar qëkur burrat dhe gratë kanë filluar të bëjnë dashuri vetëm duke u parë në fytyrë.