E Diel, 1 Nëntor 2026

Lyhet me bojë jeshile, por zbulon se nuk hiqet më (FOTO)

Share

Një brazilian i fiksuar pas personazhit vizatimor Hulk-u i Jashtëzakonshëm u lye me bojë jeshile për ti ngjarë atij, por zbuloi më vonë se boja nuk hiqet më nga lëkura.

Ai u lye me bojë për një aktivitet, por u shokua kur erdhi momenti për tu larë. Makthi i tij u shtua më shumë kur zbuloi se ishte lyer me bojë që përdoret për raketa dhe nëndetëse. Ai u la 20 herë brenda një dite, por sërish asgjë. Tani ai druhet se mund të ketë ndonjë helmim në lëkurë, edhe pse nuk ka pasur asnjë simptomë deri tani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›