ÇM Japoni/ Japonezi Aoyama fiton në klasin 250cc

Hiroshi Aoyama (Gia-Ktm) fitoi Cmimin e Madh të Japonisë në klasin 250 cc. I dyti u rendit sanmarinezi Alex De Angelis (Rsm-Aprilia) dhe i treti Jorge Lorenzo (Spa-Aprilia).
Dy gara para përfundimit të kampionatit është spanjolli Lorenzo që udhëheq klasifikimin provizor i ndjekur nga Dovizioso dhe De Angelis.