Shkumbini, i dashuruar me kreun

Altin B. Kodra
Shkumbini ka treguar sot se kryesimi i kampionatit nga ana e skuadrës peqinase, nuk është një rastësi, por një realitet, pasi ka korrur një tjetër fitore në fushën e vet, duke mposhtur Vllazninë me shifrat 3-1. Në fakt, fitorja e sotme ishte edhe më domethënëse, pasi peqinasit e gjeten veten në disavantazh pas vetëm 19 minutash lojë, kur një goditje nga një largësi prej 20 metrash, Osja e gjen të papërgatitur gardianin e portës së Shkumbinit, dhe përshëndet rrjetën. Gjithsesi, 10 minutat e fundit të pjesës së parë do të konkretizojnë epërsinë graduale dhe do të jetë Dorian Bubeqi ai që do të përmbysë rezultatin me dy golat e tij. Fillimisht, ish-sulmuesi i Besës barazon rezultatin me golin e tij të parë, në minutën e 36-të, pastaj rikthen gjithcka në favor të vendasve në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, kur firmos dygolëshin e tij personal. Hyrja në pushim në dhomat e zhveshjes duket se e ka tronditur disi Vllazninë dhe kjo vërehet edhe gjatë pjesës së dytë, kur shkodranët nuk arrijnë do të kundërpërgjigjen, duke vijuar madje të ndëshkohen me një tjetër gol, atë të minutës së 70-të, që mban firmën e lushnjarit Byzhyti. Kjo fitore i mundëson Shkumbinit ta ruajë kreun e renditjes edhe për një javë tjetër, përderisa Partizani të mos shkojë dot përtej një fitoreje me një epërsi 3-golëshe në ndeshjen e sotme kundër Besës. Të kuqtë kryeqytetas do të përballen te dielën me verdhezinjtë në Stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, pasi stadiumi i Besës së Kavajës është dënuar me një ndeshje. Ndërkaq, në ndeshjet e tjera të luajtura dje, Elbasani ka vuajtur mjaft, por gjithsesi ka arritur të marrë një fitore 1-0 në fushën e vet përballë Kastriotit debutues, që luajti për më shumë se një orë lojë me 10 lojtarë, për shkak të daljes me karton të kuq të afrikanit Osusi. Po me rezultatin 1-0 ka ngadhënjyer në fushën e vet edhe Luftëtari, i cili ka mposhtur dje në Gjirokastër Apoloninë, falë një goli të Arlind Norës, në minutën e 50-të. Ndërkohë që Luftëtari ngjitet provizorisht në vendin e katërt, Apolonia mbetet edhe më tepër e rrënjosur në fundin e tabelës së renditjes. Kategoria Superiore 23 shtator 2006, ora 15:00 SHKUMBINI 3 VLLAZNIA 1 Shënues: D. Bubeqi 36', 45', Byzhyti 70'/ Osja 19' Gjyqtarë: S. Velcani, P. Goxhaj, F. Elezi. Fusha Sportive, Peqin ELBASANI 1 KASTRIOTI 0 Shënues: G. Stojku 50' Gjyqtarë: M. Metohia, I. Shima, D. Koreshi. Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan TIRANA 2 DINAMO 1 Shënues: H.Salihi 61', E.Pema 81/ J.Ahmataj 10' (pen) Gjyqtarë: S. Cekaj, E. Doda, A. Mali. Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë Në minutën e 47-të, Salihi (Tirana) humbi një penallti LUFTËTARI 1 APOLONIA 0 Shënues: Arlind Nora 50' Gjyqtarë: L. Jemini, A. Lamce, F. Lamaj. Stadiumi "Luftëtari", Gjirokastër 24 shtator 2006, ora 15:00 BESA PARTIZANI Gjyqtarë: T. Latifi, A. Guce, R. Zhuli. Stadiumi "Besa", Kavajë FLAMURTARI TEUTA Gjyqtarë: B. Pashaj, E. Bicaku, S. Avdo. Stadiumi "Flamurtari", Vlorë Golashënuesit 6 gola - Hamdi Salihi (Tirana). 4 gola - Roland Nenaj (Flamurtari). 3 gola - Daniel Xhafa (Teuta), Vioresin Sinani (Tirana). 2 gola - Ahmataj (Dinamo), Arlind Nora (Luftëtari), Gentian Stojku (Elbasani), Albano Byzhyti (Shkumbini), D. Bubeqi (Shkumbini), Olgert Stafa (Luftëtari), Kuci (Elbasani), Bledar Mancaku (Teuta), Orind Abazaj (Kastrioti), Skerdi Bejzade (Vllaznia), El-Haxhi Gudjabi (Dinamo), Kraja (Besa), Sebino Plaku (Apolonia). 1 gol - Deliallisi (Dinamo), Ziambo (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti), Osusi (Kastrioti), Binogol (Besa), Veliaj (Besa), Rizvanolli (Shkumbini), Sefa (Shkumbini), Arsen Beqiri (Shkumbini), Ramazani (Shkumbini), Fjodor Xhafa (Flamurtari), Strati (Flamurtari), Muzaka (Partizani), Babamusta (Partizani), Pinari (Partizani), Abilaliaj (Partizani), Progri (Partizani), Sokol Bulku (Partizani), Dede, Pema (Tirana), Sulejmani (Apolonia), Agim Meto (Apolonia), Stafa (Luftëtari), Milic (Vllaznia), Osja (Vllaznia), Kuci (Elbasani).