Mëhilli: Rama t’u kërkoj të falur 6 milionë shqiptarëve
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha gjatë një konference për shtyp, se "sot Rama, nëpërmjet zëdhënëses së tij, u deklaroi shqiptarëve se nuk është ai që e ka quajtuar korridorin e kombit "rruga e askundit”. “Unë ju kujtoj, meqë Ramës i është shuar kujtesa nga humbja e zgjedhjeve, se e ka shprehur publikisht këtë gjë në mediat e vendit, të kontrolluara dhe të pakontrolluara prej tij, zelltarëve dhe pseudoanalistëve politikë", tha Mëhilli.
Ajo shtoi se "nëse Rama ndjen pendesë për shpifjet, sulmet dhe etiketimin ndaj rrugës, le t’u kërkojë publikisht të falur rreth 6 milion shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë". Në lidhje me sulmet e radhës të Ramës ndaj Kolegjit Zgjedhor, Mëhilli deklaroi se "këto janë sulme që bëhen nga pozitat e humbësit për të maskuar përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit".
Sipas saj, "PD ka dënuar dhe dënon çdo sulm ndaj institucioneve të vlerësimit të zgjedhjeve dhe të shqyrtimit të ankesave si një përpjekje e paskrupullt për të ndërhyrë dhe për të ndryshuar rezultatin e tyre".