E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama u gëzua pse nuk u liberalizuan vizat

“Dje cuni i Kristaqit e sot cuni i Sulës derdhën lot krokodili për këtë vendim dhe akuzuan qeverinë për këtë.Partia Demokratike duke i  konsideruar të neveritshme këto qëndrime të cunave të bllokut siguron shqiptarët se premtimi i saj elektoral  për heqjen e vizave brënda vitit të parë të mandatit të saj të dytë do të bëhet realitet. Një realitet që do të gëzojë çdo Shqiptar përvecse disa pinjollëve të nomenklaturës komuniste të cilët në mentalitetin dhe psikologjinë e tyre ndihen të lumtur vetëm kur shohin që interesat e tyre personale e jot ë shoqërisë realizohen”, tha zëdhënësja Erla Mëhilli.

Ajo shtoi se të tilla deklarata të z.Rama, “në tëntativë për të maskuar humbjen dhe shpëtuar veten nga dorëheqja, do të kemi rastin ti dëgjojmë gjatë gjithë verës sepse në fakt, këto janë deklarata të një humbsi në panik, të cilat nuk i ka as për Partinë Demokratike  e as për mazhorancën por i sajon si alibi  për ti shpëtuar verdiktit tashmë të socialistëve pasi mori verdiktin e të gjithë shqiptarëve në 28 Qershor”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›