E Hënë, 2 Nëntor 2026

MADRID – Numri i të vdekurve pas shembjes së një ndërtese rritet në katër

MADRID, 8 tetor /ATSH/- Punonjësit spanjollë të emergjencës nxorrën sot trupat e dy punëtorëve të ndërtimit – të zhdukur nën rrënojat e një ndërtese – që u shemb në qendër të Madridit – një ditë më parë – duke e çuar numrin e të vdekurve në katër, sipas AP.

Kati i sipërm i një ndërtese gjashtëkatëshe në rikonstruksion u shemb dje pasdite duke mbuluar katet e poshtme.

Punonjësit e emergjencës kontrolluan vendin gjatë natës – me ndihmën e qenve të policisë dhe dronëve, duke gjetur dy trupat sot në mëngjes.

Një nga katër punëtorët e vdekur ishte një grua. Tre punëtorë të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve pësoi një frakturë në këmbë.

Policia po e heton incidentin si një aksident në vendin e punës.

Në Spanjë, shpesh ndërtesat e vjetra rinovohen plotësisht nga brenda, ndërsa fasadat mbahen në formën e tyre origjinale. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›