“MAPO” e stoqeve antivlerë
Çudia nuk zgjati aq gjatë. Ishte jo normale që në Shqipëri si vendi në të cilin antimuslimanizmi kishte kohë që ishte kthyer në pothuaj kulturë mediatike, ku fushata të tilla antiislame ishin të denja për të fituar “mikrofonin dhe penën e artë”, të mos shfaqeshin në këto media disa shkarravina të quajtura karikatura, të famshme për nga telashet por të rëndomta për nga mesazhi. Fjala është për një riprodhim të karikaturave ndaj profetit Muhamedit, që gazeta daneze “ Jullanden Posten” i botoi, të cilat, siç e dimë patën një impakt negativ në mirëfunksionimin e strukturës ndërfetare botërore dhe prishi shumë ekuilibra.
Papritur, ashtu si “Jullanden Posten” por në një formë më të “pafajshme”, revista “Mapo”, një prodhim i ri mediatik i një përzierje intelektuale të çuditshme, që trajton temat më pa lidhje me tematika dhe ide te rexhura të konservuara nganjëherë deri në mykje, botoi në numrin e saj të fundit karikaturat e bëra muaj më parë ndaj profetit Muhamed.
Bashkëngjitur me intervistën e kryeredaktorit të “Jullanden Posten” i cili tregonte bindshëm se nuk ishte penduar për atë që kishte bërë, ishin shfaqur një pjesë në formë miniature dhe një më e madhe, karikaturat në fjalë me diçidurë të tipit “ja, këto janë karikaturat” ose të themi.... “ja, kjo është benzina”.
Fjala Mapo për ne shqiptarët shkon bahkëngjitur me një kujtim jo fort të kënaqshëm duke na kujtuar magazinat popullore socialiste si simbol i skamjes ekonomike shqiptare. Por revista “Mapo” ndryshe nga termi i mëparshëm, na qënka krijuar për të na kujtuar të gjithëve se bollëku ekonomik i sotëm nuk mund të zëvendësojë skamjen intelektuale që fatkeqësisht vërehet në qarqe të caktuara dhe në forume mediatike.
Ndryshe nga ata të cilët mendojnë se është detyrë nëpërkëmbja e ndjenjave fetare të një kombi, të lirisë së besimit të tij në emër të lirisë së mediave, për muslimanët nuk përbëjnë ndonjë merak të madh disa vija të keqvendosura mbi një letër të bardhë duke ja marrë kësaj të fundit pafajsinë, por ajo që preokupon të gjithë ne është qëllimi i një iniciative të tillë, që duke parë ndikimin që ajo kishte pasur në mbarë botën, ishte e natyrshme të reflektohej pak a shumë në sfondin tepër të ngarkuar shqiptar në të njëjtën mënyrë.
Që të ribotosh këto karikatura dhe t’i servirësh ato në mediat tona duhet së paku të plotësosh dy kushte, të cilat janë : të qënurit naiv deri në budallallëk dhe implikimi i qëllimshëm, Meqë kushti i parë nuk qëndron për arsye se ndërtimi i një organi të tillë rezulton të jetë jashtë naivitetit, atëherë implikimi i qëllimshëm është teoria më valente për të etiketuar një aventurë të tillë mediatike. Teoria e ribotimit të karikaturave për efekte marketingu, nuk qëndron, sepse, çdokush që di se sukseset mediatike në kurriz të religjioneve, ndryshe nga besimet e tjera, në atë islam, kanë patur efektin krejt të kundërt dhe kanë rezultuar me një dështim total mediatik dhe me ripozicionime të organeve të caktuara. Prandaj të mendohet se kjo “Mapo”-ja jonë ka dashur që të bëhet e famshme me një skenar qartësisht të lexueshëm dhe nga përvoja të rrezikshëm, nuk përbën një provë dhe hedh poshtë këtë ide.
Atëherë përse një implikim i qëllimshëm ?
Insinuatat dhe deklarat e gjithmonshme të “miqve” brënda dhe jashtë kufirit artificial shqiptar, që kanë konsumuar të gjithë potencialet e tyre dhe kanë shkrirë të gjithë energjitë, ja fokusuar për të demonstruar se kjo Shqipëria tolerante dhe shembull i marrëdhënieve ndërfetare, nuk është tjetër veçse një shtrat i fondamnetalizmit gjakatar ekstremist islamik dhe se poullsia e këtij vendi është simbol i dhunës dhe ekstremizmit fetar. Ndonëse teoria e tyre nuk kapërceu pragun e hipotezës për të vërtetuar në realitet mjetet dhe mënyrat për të çertifikuar këtë të pavërtetë, tema të tilla janë bërë shpesh lajtmotivi kryesor veprimtarisë së tyre.
Pikërisht revista “Mapo” duke mos u kujdesur fare për ndjenjat e atyre fare pak lexuesve të parë të vet, dhe për ndjenjat, punën dhe kontributin e një pjese të stafit dhe të bashkëpunëtorëve, duke i tradhëtuar në një farë mënyre, theu një rekord duke shqyer plagën e muslimanëve të shkaktuar kohë më parë me këto karikatura, pikërisht në një vend me shumicë muslimane.
Pa u merakosur fare sikur po botonin reklamën e ndonjë energy drink, krejt të vetëdijshëm duke u përpjekur të “disinfektonin” shoqërinë shqiptare nga gjoja tabuja, prapambetja dhe realiteti musliman gjithnjë e në rritje shqiptar, ua përplasin në fytyrë shqiptarëve modelin se si duhet të jetë paturpësia dhe mungesa perfekte e etikës me shpresën se do të përbëjë një precedent të shkëlqyer provokimi, pikërisht për të vërtetuar atë që thamë më lart, për të nxitur shpirtin “xhihadist të fjetur” shqiptar, për të ekstremizuar mendimin dhe veprimin e muslimanit të përditshëm hallemadh, për të inskenuar një fanto revoltë të dhunshme të denjë për faqet dhe lajmet e para të të përditshmeve dhe mediave botërore.
Nuk ka ide më të mire dhe nuk mund të ketë shërbim më të mirë që mund t’i bëhet projektuesve të dështimit të negociatave për pavarësinë e Kosovës po ashtu vështirë të gjesh ndojë justifikim më të mirë për të realizuar efektin tango në hapat që po bën Shqipëria drejt Bashkimit Evropian.
Ajo që akoma nuk po kuptohet nga gjithë kjo shpurë plangprishësish nën maskën e dashamirësisë dhe inteletualizmit të pështirë, të atdhetashurisë dhe aksionit kolektiv të shtirë, është se, shqiptarët në përgjithësi dhe muslimanët shqiptarë në veçanti, përtej halleve dhe të metave qe nuk i shpeton asnjë popull, kanë treguar vlera në pikat më kyçe të historisë së vet dhe se kanë qenë mburoja më me mirë ndaj bakterieve antikombëtare.
Liri e besimit nuk mundet kurrë të trajtohet si oponente e lirisë së fjalës. Sepse liria e fjalës ëhtë pjesë përbërëse e lirisë së besimit. Ndaj edhe dilema liri e fjalës apo liri e besimit ngrihet vetëm nga një këndvështim ateisto-sekularist. Kurse kufizimet që natyrshmërisht ekzistojne dhe duhet të ekzistojnë brënda lirisë së fjalës kur preken dhe cënohen kufinj të rëndësishëm të shoqërisë njerëzore në të cilin përfshihet edhe besimi, përkundrejt të qënurit problematikë janë një garanci e ruajtjes së sistemit dhe mbarëvajtjes shoqërore. Ashtu siç ka kufinj në lirinë e fjaës në një shoqëri ateisto-sekulariste kur cënohet struktura dhe funksionimi i saj pikërisht si pasojë e kësaj lirie, ashtu ka dhe duhet të ketë kufizime në shoqëritë liberal demokratike kur cënohet liria e besimit, ngase kjo e fundit është pjesë integrale e saj është frymëzuesja shpirtërore për lëvizjen e ingranazhit stërmadh të kësaj shoqërie.