E Diel, 1 Nëntor 2026

MAROK – Qytetarët drejtohen në kutitë e votimit për të zgjedhur parlamentin e ri

RABAT, 23 shtator /ATSH-DPA/- Qytetarët në Marokut votojne sot për zgjedhjen e parlamentit të ri, i cili do të ketë 395 vende dhe do të drejtojë vendin gjatë periudhës përgatitore për Kupën e Botës 2030.

Në zgjedhje garojnë rreth 7 288 kandidatë, mes tyre 2 658 gra. Të drejtë vote kanë më shumë se 15,8 milionë qytetarë.

Qeveria e re do të përballet me sfida të rëndësishme ekonomike dhe sociale.

Ajo pritet të menaxhojë një sërë projektesh për Kupën e Botës 2030, përfshirë rrugët, transportin, aeroportet dhe stadiumet, si edhe zhvillimin e turizmit, investimeve dhe rajoneve.

Maroku do ta organizojë turneun së bashku me Spanjën dhe Portugalinë.

Në orët e para të votimit, u raportua një pjesëmarrje e ulët në qendrat e votimit në Rabat.

Një nga arsyet e pritshme është papunësia e lartë, ndërsa edhe fushata zgjedhore pati më pak interes nga qytetarët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Vitin e kaluar, në Marok pati protesta të drejtuara kryesisht nga të rinjtë, të cilët kërkuan shërbime më të mira shëndetësore, arsimore dhe publike.

Protestuesit kundërshtuan gjithashtu shpenzimet e mëdha për projektet e infrastrukturës përpara Kupës së Botës.

Protestat u shoqëruan me arrestime dhe viktima kur situata u përshkallëzua.

Parlamenti maroken mori më shumë kompetenca pas reformave kushtetuese të vitit 2011.

Megjithatë, mbreti Mohammed VI mbetet figura më e fuqishme politike në vend dhe vazhdon të ketë rol kryesor në vendimet e rëndësishme politike. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›