E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH njeh mbi 500 diploma të huaja

Ministria e Arsimit ka njohur mbi 500 diploma të huaja të studentëve shqiptarë. Sipas MASH-it deri më tani rezulton që numri i vendeve ku studentët shqiptarë kanë kryer studimet universitare dhe pasuniversitare është 54 dhe ndër ta kryesisht në Itali, Greqi, Bullgari, SHBA, Angli, Maqedoni, Hollandë, Austri, Francë dhe shumë të tjerë. MASH gjithashtu deklaron se për përshpejtimin e shpejtë të procedurave për njohjen e diplomave është ngitur një komision Ad Hoc i përbërë nga shtatë anëtarë. Në një deklaratë për shtyp MASH fton të gjithë aplikantët të konfirmojnë nëse dosjet e tyre të dorëzuara në Sektorin e NJohjes së Diplomave i kanë dokumentat e kërkuara dhe njëkohësisht të tërheqin çertifikatat të gjitha ata për të cilët procesi i njohejs ka përfunduar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›