Mitrovicë/ Përleshje në Kroin e Vitakut, plagosen 5 shqiptarë dhe 2 serbë
Pesë shqiptarë dhe dy serbë janë plagosur sot nga hedhjet e gurëve në lagjen Kroi i Vitakut, ndërkohë që banorët shqiptarë po tentonin të rifillonin punimet në shtëpitë e tyre. Tensionet kanë filluar kur një grup banorësh serbë kanë tentuar të sulmojnë një grup shqiptarësh që kishin nisur të punonin për rindërtimin e shtëpive të tyre.
Sipas burimeve, situata e rendë ka bërë që të ndërhyje njësia speciale e policisë së EULEX, e cila ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën, duke arritur të vëre situatën nën kontroll.
Sipas burimeve, situata e rendë ka bërë që të ndërhyje njësia speciale e policisë së EULEX, e cila ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën, duke arritur të vëre situatën nën kontroll.