Aplikimet deri më 4 shtator 2009
24/08/2009 Kriteret e pranimit në Shkollën e Magjistraturës
Programi /Skema e vlerësimit dhe përmbajtja e tezës së provimit
Kandidatët e interesuar për ndjekjen e Shkollës së Magjistraturës duhet të aplikojnë për dhënien e provimit të pranimit deri më datën 4 shtator. Brenda këtij harku kohor duhet të dorëzojnë pranë organeve përkatëse dosjen bazë të konkurrimit ku dhe do të pajisen me programin me të cilin do të përfaqësohen në provim. Të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë studentët e diplomuar për Drejtësi në Shqipëri ose që kanë mbaruar jashtë dhe kanë ekuivalentuar diplomën e Drejtësisë në Shqipëri dhe që janë interesuar për të vazhduar më tej këto studime. Për t’u përfshirë në konkurs kandidati duhet të plotësojë këto kritere: “Të jetë diplomuar “Jurist” në një nga Universitetet Publike dhe jo Publike të akredituara nga Ministria e Arsimit, brenda dhe jashtë vendit në programin minimal katërvjeçar. Të ketë notë mesatare mbi 8 si dhe të mos jetë i dënuar”. Tërheqja e programit të ri dhe dorëzimi i dokumenteve të regjistrimit bëhet pranë Sekretarisë Mësimore të Shkollës deri më 4 shtator 2009. Sipas rregullores së provimit citohet se gjatë provimit, studentët nuk lejohen të shënojnë ose lënë emrin apo shenja sado të vogla në fletët e provimit, (nënkuptohen shprehje ose citime që e bëjnë fletën e provimit të identifikueshme). Në rast se konstatohen shenja të ndryshme në fletët e provimit, ato do të shpallen të pavlefshme dhe kandidati humb të drejtën për të konkurruar. Provimi do të zhvillohet me shkrim në një ditë për të dy profilet (gjyqtar dhe prokuror ). Në pjesën e parë zhvillohet teza e formimit të përgjithshëm intelektual, e cila përmban: Testin e Inteligjencës dhe një Esse, ndërsa në pjesën e dytë zhvillohet një test profesional, i cili përmban pjesën teorike nga fushat e së drejtës të parashikuara në programin e provimit të pranimit dhe pjesën praktike me dy raste nga praktika gjyqësore. Në përfundim të provimit të gjitha fletët do të vendosen në një kuti të vulosur. Gjithashtu edhe zarfet e vegjël do të jenë të futura në një kuti si dhe do të ruhen pranë zyrave të partnerëve ndërkombëtare. Nëse pas marrjes së rezultateve ka rezerva për rezultatin, kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e veta. Kur konstaton pasaktësi matematikore ose të ndonjë lloji tjetër me karakter procedural, kandidati paraqet vërejtjet me shkrim brenda tre ditëve nga shpallja e rezultateve.
Teza e provimit vlerësohet maksimalisht me 450 pikë.
Mënyra e korrigjimit të provimit do të jetë anonime.
Me 100 pikë vlerësohet teza e provimit të formimit të përgjithshëm intelektual nga të cilat me 50 pikë vlerësohet testi i Inteligjencës dhe me 50 pikë vlerësohet Esse-ja .
Me 350 pikë vlerësohet Testi Profesional, nga të cilat me 250 pikë vlerësohet pjesa teorike, të cilat ndahen 50 pikë për pjesën teorike të së drejtës civile, të drejtës penale, procedurës civile dhe procedurës penale dhe me 50 pikë vlerësohet pjesa teorike e degëve të tjera të së drejtës si; e drejta kushtetuese, e drejta administrative.
Pjesa e rasteve praktike vlerësohet me 100 pikë, nga 50 pikë për secilin rast praktik.
Kandidati duhet të paraqesë për regjistrim këto dokumente:
1. Dokumentin e ekuivalentimit të diplomës në rast se ka mbaruar studimet jashtë.
2. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe certifikatës së notave.
3. Rekomandim zyrtar nga vendi i punës ku ka punuar (në rast se ka punuar).
4. Kopje të noterizuar të vendimit të akreditimit të Fakultetit të Drejtësisë nëse jeni diplomuar në një nga Fakultetet e Drejtësisë jo publike brenda vendit
5. Dëshmi penaliteti.
6. Raport mjeko-ligjor.
7. Certifikatë personale me fotografi dhe një certifikatë familjare.
8. Të dhëna personale (CV).
9. Mandat pagese për regjistrimin në vlerën 5000 lekë në Banken Raiffeisen.