E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH publikon datat dhe tarifat e konkurseve për universitetet

Tiranë: Janë publikuar sot datat e konkurseve për të gjithë maturantët që kanë aplikuar për të vazhduar studimet në fakultetet ku është parashikuar edhe konkursi i pranimit.

Mash njofton se konkurset do të fillojnë nga data 27 gusht deri më 5 shtator, në varësi të degës përkatëse. Ndërkohë para konkurseve maturantët duhet të rregjistrohen dhe të pahuajnë një tarifë të caktuar.

Sipas udhëzimit të ministrit, Myqerem Tafaj, tarifa e regjistrimit për kandidatët e Universitetit të Sporteve të Tiranës është 5000 lekë. Kjo tarifë është e njëjtë edhe për të gjitha programet e studimit në Universitetin e Arteve të Tiranës. Ndërkohë që, tarifë më të shtrenjtë duhet të paguajnë kandidatët për konkurset e pranimit në degët Arkitekturë dhe Arkitekturë-Urbanist në Universitetin Politeknik të Tiranës, e cila kap shifrën e 8 mijë lekëve.

Në programet e studimit ne Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër, në degët Edukim fizik dhe sporte dhe Pikturë Grafike tarifa e regjistrimit është 5000 lekë, ndërsa për programin e studimit Edukim Fizik dhe Sporte në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit do të paguhet tarifa prej katër mijë lekësh.

Përllogaritja
Sipas po të njëjtit udhëzim, në Universitetin e Sporteve të Tiranës rezultatet e shkollës së mesme do të llogariten në masën 50 % dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50 %, ndërsa në Universitetin Politeknik të Tiranës, në programet e studimit Arkitekturë dhe Arkitekturë Urbanist rezultatet e shkollës se mesme do të llogariten në masën 40% dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 60%.

Në Universitetin e Arteve të Tiranës dhe në Akademinë e Arteve në Shkodër, rezultatet e shkollës së mesme do të llogariten në masën 30% dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 70%. Ndërsa për sa u përket programeve të studimit të FASTIP të Universitetit Aleksandër Moisiu, Durrës, rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e viteve të shkollimit do të llogaritet në masën 40%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit (Gjuha Angleze dhe intervista e punësimit) në masën 60%.

Datat e konkursit

Universiteti i Arteve, Tiranë 27 Gusht – 1 Shtator 2012
Universiteti i Sporteve, Tiranë 29 – 31 Gusht 2012
Universiteti ” Luigj Gurakuqi ” Shkodër 27 – 29 Gusht 2012
Universiteti ” Aleksandër Xhuvani ” Elbasan 27-29 Gusht 2012
Universiteti Politeknik i Tiranës, për programet e studimit: Arkitekturë dhe Arkitekturë – Urbanist 3 – 5 Shtator 2012
Universiteti “A. Moisiu” i Durrësit (FASTIP) 27-29 Gusht 2012
Akademia e Arteve, Shkodër 27 Gusht – 1 Shtator 2012

Tarifat
Në të gjitha programet e studimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës 5 000 lekë
Në të gjitha programet e studimit në Universitetin e Arteve, Tiranë 5 000 lekë
Në programet e studimit ne Universitetin ” Luigj Gurakuqi “, Shkodër: ” Edukim fizik dhe sporte” 5,000 leke dhe “Pikture-Grafike” 5,000 lekë
Në programin e studimit ” Edukim Fizik dhe Sporte ” në Universitetin ” Aleksandër Xhuvani ” , Elbasan 4,000 lekë
Në programin e studimit ” Arkitekturë ” dhe ” Arkitekturë -Urbanist ” në universitetin Politeknik të Tiranës 8,000 lekë
Në të gjitha programet e studimit në Akademinë e Arteve, Shkodër 5,000 lekë

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›