E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër- Vrau dhe më pas dogji 25- vjeçarin, arrestohet autori

Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka zbardhur sot ngjarjen tragjike që ndodhi në fshatin Valarë të këtij qarku, ku një bari u gjet i djegur në pyll.

Fillimisht u dyshua se bariu Haki Mana kishte gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale, por ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se ai është vrarë dhe më pas është djegur.

Dyshohet se autori i këtij krimi makabër është Xhevat Dudumi, i cili ka qëlluar me armë gjahu bariun. Për të humbur gjurmët ai i ka vënë flakën trupit, të cilat më pas janë përhapur edhe në pyll.

Lajmërimin për ngjarjen e bërë banorët e zonës, të cilët dyshonin se 20- vjeçari mund të kishte gjetur vdekjen gjatë tentativave për shuarjen e zjarrit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›