E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu me zërin më të ulët në botë dëgjohet vetëm nga elefantët

Kengetari, Tim Storms

Një burrë që mban rekordin e zërit më të ulët në botë, mund të kapë nota kaq të ulëta sa vetëm kafshët me aftësi të mëdha dëgjimi, si elefantët, mund të arrijnë ti perceptojnë ato. Këngëtari amerikan Tim Storms mund të arrijë nota të ulëta si G-7 (0.189Hz). Kjo është 8 oktava më poshtë notës G. Më të ulëtës në piano. Kaq e ulët në fakt, sa edhe vetë Storms nuk arrin ta dëgjojë atë. Mund ti dëgjoj nën kokë si frekuenca kur korda ime vokale i prodhon, por jo me veshë, ka thënë ai për CNN. Edhe pse mban rekordin si njeriu që prodhon notën më të ulët, ai ka aftësi të jashtëzakonshme edhe me oktavat e larta, sa mund të arrijë në dhjetë oktava. Në mars, ai ka regjistruar 12 oktava, por kjo nuk është zyrtarizuar ende nga gjyqtarët e Guinness.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›