MB: Pasaportat jo biometrike të vlefshme deri në 1 mars 2012
TIRANË- Ministria e Brendshme, përmes një deklarate për media informon të gjithë qytetarët shqiptarë se afati i fundit i përdorimit të pasaportës së vjetër për jashtë shtetit (jo biometrike), do të jetë 1 marsi i këtij viti .
Me propozim të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat jobiometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012".
"Ky vendim mbështetet në paragrafin e parë, të nenit 9, të ligjit nr.10306, datë 22.07.2010 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit, të ndryshuar”,-thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë së Brendshme.
Me nxjerrjen jashtë përdorimit të pasaportës së vjetër, jobiometrike, nga data 1 mars 2012, të gjithë shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaportën e re biometrike.
(el.me/BalkanWeb)