E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i 9-vjeçarit hakmerret për vrasjen e të birit

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore të cilat  sqarojnë se me të mbërritur në vendngjarje, forcat e rendit kryen veprimet proçeduriale si kqyrja e vëndit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestruan dy gezhoja.

Viktima eshte babai i autoreve Oligert dhe Maringlen Shkreta, te cilet jane arrestuar per vrasjen e nje femije 9-vjeç dhe plagosjen e nje shtetasi, ngjarje e ndodhur para 2 muajsh ne Mamuras.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autor i kesaj ngjarje eshte shtetasi Jetmir Isuf Llani, 33 vjeç, banues ne Mamuras. Vrasja dyshohet se eshte kryer per motive te hakmarrjes, pasi para 2 muajsh ne Mamuras, djemte e viktimes, i kane vrare Jetmir Llanit djalin 9-vjeç, si dhe i kane plagosur vellain.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht në drejtim të dokumentimit ligjor te kësaj ngjarje, lokalizimin dhe kapjen e autorit Jetmir Isuf Llani, i cili eshte shpallur ne kerkim nga Policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, per vepren penale te “Vrasjes me paramendim” parshikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

                                                                                             2012-07-19 08:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›