Heqja e imunitetit, nis mbledhja e Këshillit të Legjislacionit

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, u shpreh se deri më tani janë paraqitur dy propozime, një nga lëvizja Socialiste për Integrim dhe një nga Partia Socialiste.
Deputeti demokrat, Edi Paloka, tha se mazhoranca ka propozimin e saj për këtë qëllim që bazohet mbi këshillit e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, ndaj ai ftoi opozitës që të japë kompromisin në këtë drejtim.
Në emër të Partisë Socialiste, deputeti Fatmir Xhafaj, tha se procesit duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë dhe procesi të jetë gjithëpërfshirës. “Në realitetin shqiptar ka një qëndrim të përbashkët: të rishitet ligji i imunitetit dhe të bëhet kufizimi i tyre në funksion të luftës kundër korrupsionit. Situata aktuale e korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë e imponon një hap të tillë. Nëse keni realisht vullnet politik, duhet t’ia kursejmë kohën vetes. Ju tashmë keni reflektuar dhe keni ardhur tek varianti kushtetues. Në parim ne jemi dakord me propozimin e bërë nga EURALUS”, tha ai. Ndryshimet kushtetuese për ligjin në fjalë janë parashikuar të bëhen në seancën parlamentare të 6 gushtit. /Start/
2012-07-20 10:34