MBUMK përcakton tokën për mbjelljen e ullinjve
Ministri i MBUMK, Jemin Gjana tha se “përzgjedhja e tokës që rezulton e përshtatshme për mbjelljen e kulturës së ullirit është bërë sipas një hartografie në të gjithë vendin”.
“Studimi përcakton strukturën varietore që ekziston në vend dhe varieteteve të importit që do të vijnë", nënvizoi Ministri Gjana, duke shtuar gjithashtu se “përcaktohet edhe zonimi i këtyre varieteteve”.
Sipas tij, në studimin e përcaktuar nga specialistë të fushës përcaktohet zonimin e këtyre varieteteve, përqindjet mbi masën që do të zënë varietetet e importit dhe ato të vendit si dhe skemat teknologjike të mbjelljes dhe të përpunimit të ullirit.
Kreu i MBUMK, Jemin Gjana theksoi se “në buxhetin e vitit 2010 janë ndarë rreth 1 milion dollarë nga ku 500 mijë do të shkojnë për Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku do të ngrihet një prej impianteve të prodhimit të fidanëve të vendit, mbi bazën prodhuese të këtij universiteti.
“MBUMK ka planifikuar të fillojë ndërtimin i impiantit të prodhimit të fidanëve në QKB-në e Vlorës, me qëllim që të zonojmë dhe të prodhojmë në Tiranë në bazën prodhuese të Universitetit Bujqësor", tha ndër të tjera Gjana.
Mbjellja e 20 milion rrënjëve ullinj është pjesë e programit të qeverisë shqiptare. Kryeministri Berisha e ka cilësuar këtë program si më të rëndësishmin, zbatimi i të cilit do të përfshijë një numër të madh fermerësh, duke ndikuar kështu dhe në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.