E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Elbasanit zbulon vrasësin e ish-agjentit

Prokuroria ka në dispozicion një provë të rëndësishme për ngjarjen e rëndë, një fije floku e gjetur pranë viktimës. Sipas ekspertizës rezulton se fija e flokut i përket Shkëlzen Shkrepit, për të cilin akuza thotë se prova i përputhet në masën 90 për qind, e cila mund të sjellë zbardhjen e vrasjes.

Para disa ditësh Gjykata e Rrethit të Elbasanit dha masën e sigurisë me burg për Shkëlzen Shkrepin, 30 vjeç, me banim ne lagjen “Haxhias” në këtë qytet, pasi ishte një nga të ndaluarit e dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen që i mori jetën Roland Rexhepit.

Pas ngjarjes, prokuroria thotë se prova bindëse për gjykatën ishte një fije floku e gjetur pranë ngjarjes.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›