Temperaturat shtojnë numrin e të helmuarve nga ushqimet
Sipas mjekëve infeksionistë, simptomat e shfaqura nga pacientët janë të vjellat, diarreja, temperaturat e lehta, etj. Helmimet ushqimore janë më shqetësuese për momentin. Më të shpeshtat janë nga salmonelat dhe shikedat.
Përballë kësaj situate shqetësuese, kur dhe temperaturat kanë arritur pikun e tyre, mjekët infeksionistë japin këshillat e nevojshme për përdorimin e ushqimeve, ndërkohë që bëjnë apel për mospërdorimin e ushqimeve të blera tek shitësit ambulatorë.
Mjekët rekomandojnë që uji i ndenjur mbi një ditë nuk duhet të konsumohet për të pirë, ushqimet që gatuhen është mirë të konsumohen brenda vaktit. Rekomandohet mosngrënia e ushqimeve të shitësve ambulatorë, dhe nuk duhet të merret as uji, pasi edhe ky ka kushtet e mbajtjes së tij.
Drejtoria e Higjienës në këtë sezon vere ka filluar kontrollet e shpeshta në subjektet që tregtojnë mallra ushqimore, duke asgjësuar një sasi të konsiderueshme akulloreje, si dhe një sasi ushqimesh që do të përdoreshin në fast-food.