E Diel, 1 Nëntor 2026

MCDonald’s tërheq 12 milion gota me figurën e Shrek

LOS ANXHELOS-Kompania e fast food-eve McDonald’s, ka tërhequr 12 milion gota të cilat promovonin filmin e ri “Shrek”, pasi vizatimet e bëra në gotë përmbajnë metalin toksik të cadmium-it.
Gotat ishin shitur në SHBA për 2 dollarë në katër formate të ndryshme figurash, të cilat paraqisnin karakteret kryesore të filmit.

Komisioni amerikan për Sigurinë e Produkteve të Konsumit ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të tyre.

Metali i candiumit mund të dëmtojë mëlçinë, veshkat, sistemin nervor dhe trurin. Metali mund të kalojë nga gota në trupin e fëmijës në rast se ai vendos duart e palara në gojë.

Gota të tilla u prodhuan rreth 12 milionëm, ku 7 milionë rezultojnë të shitura, kurse 5 milionë të tjera në magazine.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›