E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendoset ekstradimi i Liljana Kondakçiut

SELANIK-Gjykata e Selanikut ka vendosur ekstradimin e këngëtares Liljana Kondakçi nga Greqia në drejtim të Italisë. Lajmi është bërë i ditur nga “La Gazzetta del Sud” në Itali, sipas së cilës, të martën në 2 qershor gjykata greke ka vendosur për ekstradimin. Për autoritetet italiane, “arratia” e “mamasë” konsiderohet e përfunduar në Selanik.

Liljana Kondakçi, 58 vjeçe, u arrestua rreth 2 muaj më parë nga policia lokale në Selanik, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjykatësi i Catanzaro-s, Vincenzo Antonio Lombardo dhe prokurori i Anti-mafias, Vincenzo Luberto. Në arrestimin e këngëtares që mediat italiane e kanë quajtur “Mina e Shqipërisë”, bashkëpunoi policia greke, INTERPOL-i dhe repartet speciale të Guardia di Finazza të Goas dhe të Gicos. Para hetuesve grekë Kondakçi mësohet të ketë mohuar implikimin e saj në trafikun ndërkombëtar të drogave. “La Gazzetta del Sud” citon prokurorin e Anti-mafias, Lumberto, në pretendimin e akuzës se ylli i muzikës së lehtë shqiptare është pjesëtare në organizatën kriminale që drejtohej nga një prej padrinove më të rrezikshëm të narko-trafikantëve shqiptarë, Fisnik Smalaj, kapo i “karteleve” të Shkodrës. Kondakçi me emrin e koduar “mamaja”, sipas të njëjtit burim, ka nisur problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor Sibarit me tre kile kokainë. Në fakt, vetë këngëtarja e ka konsideruar të mbyllur këtë problem me drejtësinë italiane, por që duket se është akuza kryesore ndaj saj.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›